Zbardhen emrat e 4 personave të arrestuar një ditë më parë në lidhje me grabitjen e miliona eurove në pistën e aeroportit të Rinasit më 9 prill.

Mësohet se ata janë F. Beqiraj, Alkond Bregasi, R. Sula dhe Saimir Çela.

Ata u identifikuan nga gjurmët e gishtave të gjetura në dy furgonët të cilët u përdorën për t'u larguar.

Dyshohet se tre prej tyre kanë qenë bashkëpunëtorë, ndërsa njëri prej tyre dyshohet të jetë një prej autorëve të cilët kryen grabitjen.

Tre prej tyre janë nga qyteti i Elbasanit ndërsa një tjetër nga Fushë-Kruja. Masat e sigurisë për katër të arrestuarit do të jepen ditën e nesërme në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Policia ka ushtruar kontrolle në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Fushë-Krujës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje edhe për gjetjen e personit të konsideruar përgjegjës pas Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë.