Greqia shtyn afatin e mbylljes së doganës së Kapshticës

23/02/2021 - 11:17

Greqia ka shtyrë afatin e bllokimit të kalimit kufitar të Kapshticës deri më 8 mars.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojnë.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë:

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 08.03.2021. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.  Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në përpjekje për të siguruar një mbrojtje masive të popullatës ndaj koronavirusit, Shqipëria mund të shohë edhe për përdorimin e vaksinav

Me një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të saj, bashkia Durrës njofton se ditën e nesërme (e mërkurë) do të zhvillohet një dëgjesë p

Temperaturat e larta duket se në fundjave do ia lënë vendin freskisë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 19 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 892 raste t

Kreu i njësisë administrative Sukth, Rrapo Osmani përmes një statusi në rrjete sociale, ka shprehur gjithë dhimbjen e tij për humbjen e d

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot projektin pilot për votim dhe numërim elektronik në ZAZ 40 në njësinë numër 10 në Bashkinë

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të lirojë nga burgu kardiokirurgun Edvin Prifti.

 Nuk zbatuan masat anticovid, ndëshkohen me masë administrative 866 shtetas.

Në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar,  Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis K

Në kohën kur Shqipëria shënon rritje të numrit të viktimave nga virusi, në Tiranë mbërritën 15. 210 vaksina të BioNTech&Pfizer.