Për të disatën herë Greqia shtyn afatin e mbylljes së kufijve me Shqipërinë.

Deri më 31 korrik, në territorin grek nuk do të lejohen të hyjnë turistë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia etj.

Vendimi u mor mbas rritjes drastike të rasteve me Covid-19 në këto vende.

Nga dita e djeshme, kufijtë grekë janë hapur për shtetasit britanikë, charterat me të cilët mbëritën në zonat turistike, duke i dhënë një frymëmarrje turizmit në vend.