Greqia shtyn sërish masat kufizuese me Shqipërinë, Maqedoninë e Turqinë

01/10/2020 - 11:20

Greqia ka rinovuar deri në 12 tetor masat kufizuese me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë. Sipas ministrisë greke të  shëndetësisë,mbeten në fuqi kufizimet e lëvizjes për shtetasit shqiptarë që nuk  kanë leje qëndrimi në vend ose që dëshirojnë të udhëtojnë për qëllime turistike drejtë Greqisë.

Deri në datën 12 tetor, të drejtën për te hyrë në Greqi e kanë vetëm shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi,homogjenët grekë,shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë. Për kalimin në kufi,mbeten kufizimet e numrit të personave që kalojnë në Kakavijë 750 dhe Kapshticë 300 persona.

Udhëtarët duhet të kenë plotësuar jo më pak se 24 orë përpara udhëtimit të tyre në vend formën PLF dhe duhet të kenë me vete test PCR negativ, jo më shumë se 72 orë më herët se udhëtimi i tyre. Të gjithë personat që kalojnë në këto pika kufitare do të duhet të qëndrojnë karantinë për 7 ditë.

Burime nga ministria greke e shëndetësisë thanë se ndryshe nga herët e tjera,masat kufizuese janë deri në datën 12 tetor,me gjasa në pritje të forcimit të tyre,pasi në Greqi janë rritur ndjeshëm rastet e të prekurve me covid 19, çka ka shtuar zërat për masa kufizuese shtesë,me qëllim shmangien një ‘lockdown’ të dytë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mëngjesin e kësaj të shtune është hapur spitali COVID-3 në vendin tonë, i cili do të shërbejë për trajtimin e pacientëve të infektuar me

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin

Gazetari shqiptar i emisionit italian, "Le Iene", Taulant Kopliku ka dhënë një lajm të mirë se autoritetet e kampit Roj, në Siri kanë gje

Territori shqiptar këtë të shtunë mbetet në prezencë të kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në Ultësirën Perëndimore.

Një tjetër ligjvënës është infektuar me Covid-19.

Ditën e sotme, 30 tetor 2020 ka mbyllur sytë ish-drejtoresha e NISh-Cigares Durrës "Telat Noga", inxhinierja kimiste Ylfete Laçi, 76 vjeç

Zija Alhysa, kryetar i Konfederatës së Sindikatave në Durrës në një lidhje online në ABC News, denoncoi përsëri mungesën e tamponëve, në

Edi Rama ka autorizuar Klodian Zoton për trajtimin e inerteve të objekteve të shembura nga tërmeti në Durrës.

Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-elektriçisti i spitalit të Durrësit Bilal Luku.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka pranuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, për të lejuar që javën e parë të nisjes së