Pas ciklonit që goditi mëngjesin e sotëm brigjet e Greqisë duke shkaktuar dëme në ishujt e Kefalonisë dhe Zakynthos vjen një reagim nga Drejtoria e Përgjithshme Detare.

DPD njofton se bregu shqiptar nuk është prekur deri në këto çaste ndërsa bën me dije se 6-8 orët e ardhshme janë të rëndësishme ndaj ka kërkuar informacion të detajuar në çdo moment nga autoritetet në portet e Sarandës, Himarës dhe Vlorës.

POSTIMI I PLOTË

Njoftim per situaten detare !

Ishujt Greke te Jonit Zakynthos,Ithaca dhe Kefalonia jane goditur nga cikloni me forcen e nje uragani dhe ka lënë shumë dëme ne varka, mole, dhe permbytje rrugësh.

Bregu Shqiptar nuk eshtë prekur deri ne keto çaste dhe Drejtoria e Pergjithshme Detare po monitoron dhe eshtë ne kontakt me autoritetet Greke dhe kapitenerinë e Korfuzit për situatën dhe po merr indormacione për forcën dhe levizjen e ciklonit.

Drejoria e Pergjithshme Detare ben me dije se 6-8 orët e ardhshme janë të rendesishme dhe ka kerkuar nga Kapitenerite e Porteve dhe Autoritetet Portuale të Sarandes,Himares dhe Vlores që të japin informacion te detajuar çdo momente, dhe të monitorojnë mjetet lundruese qe do kërkojnë te dalin ne det.

Me poshtë jane fotot e demeve te shkaktuara nga cikloni ne ishujt greke te jonit.