Për dy orë të gjitha farmacitë në Durrës mbyllën dyert për t’u solidarizuar kështu me grevën kombëtare të farmacistëve. Një protestë e mbyllur me sukses e cila nisi fiks në orën 11:00, kohë kur farmacitë mbyllën dyert e vendosën lajmërimin se i bashkohen grevës dy orëshe.

Farmacistët kërkojnë nga qeveria të rishikohen kontratat e rimbursimit të barnave që ka me ISKSH-në. Farmacistët në Durrës protestuan në mënyrë të heshtur, ndërsa shumë të çudituar kanë mbetur qytetarët durrsakë, të cilët në atë orar iu drejtuan farmacive për blerë barna, pasi nuk ishin në dijeni të grevës.

Ata thanë se çmimet e barnave janë shumë të larta ndërsa cilësia e tyre është e dobët. Pavarësisht se çmimi i barnave është ulur dhe një kategori popullsie i mer ato me rimbursim, qytetarët shprehen se me pensionet që marrin nuk janë asnjëherë të garantuar për barna cilësore.

Ndjekim qytetarët:

K.H.