Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Greva e kontrollorëve, AlbControl i kalon Forcave të Armatosura

07/04/2021 - 18:49

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se Forcat e Armatosura do të marrin në ruajtje Albcontrol. 

Në një konferencë për shtyp, Balloku tha se Policia e Shtetit do të bëjë detyrën, duke nxjerrë nga godina ata kontrollorë që kanë shkelur ligjin.

“Nuk kishte disponim financiar, pra nuk punoni; nuk ka para. Dëgjova avokatin tuaj që thoshte; që të marrin kredi dhe ta paguajnë. Ju sot pagat i merrni për shkak të një kredie. Ka marr një kredi Albcontrol nga eurocontrol dhe sot ka nisur pagesa e parë e këstit. Nëse na sugjeroni që të marrim një tjetër kredi; jo nuk e marrim dot. Ju lutem shumë të gjithë kontrollorëve të trafikut ajror, që të kthehen në detyrë, sipas organizimit të turneve që keni pasur apo drejtuesit tuaj. Për shkak të papërgjegjshmërisë tuaj, na lind e drejta që mos të kemi më besim tek ju ndaj mund të kryeni dhe aksione shumë më të rrezikshme për hapësirën shqiptare dhe për popullin shqiptar. Ndaj nga ky moment ndërtesa do të merret në ruajtje nga forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë. Nga ky moment Policia e Shtetit do të bëjë detyrën për të liruar ndërtesën nga ata kontrollorë që kanë vendosur që të mos jenë më kontrollorë. Të gjithë të tjerët, vajza e djem që janë rritur në Albcontrol shpresoj që t’i kthehen detyrës dhe të harrohet sa më shpejt kjo histori.”, tha ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli Bashkiak Durrës pritet të miratojë mesditën e sotme listën e 12-të me emrat e përfituesve të grantit të rindërtimit për banesat

Sipas MeteoAlb, vendi do të mbetet me vranësira të shpeshta këtë të martë, ku do të krijojnë mundësi për reshje të pakta në pjesën më të

“U traumatizuam sapo morëm vesh lajmin që djali ishte plagosur me armë. Ne jemi familje demokratësh që prej fillimit.

Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit edhe 8190 doza të tjera të vaksinës Pfizer. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë

Aktori i njohur Guljem Radoja, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore në spital.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 100 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën 5 per

Imami i xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, Ahmed Kalaja ka reaguar pas sulmit në xhami, ku mbetën të plagosur pesë persona.

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, u vendos që personat që do të vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të ven

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka folur sot për situatën epidemiologjike në vend, ku u shpreh se incidenca është me tendencë në zbritje.