Anulohen të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Rinasit deri ditën e nesërme, datë 8 prill, ora 10:00.

Fluturimet në Rinas janë pezulluar pasi ministrja e Infrastrukurës, Belinda Balluku dështoi të arrijë një marrëveshje me kontrollorët që kanë hyrë në grevë ditën e sotme për disa kërkesa që ia kanë parashtruar vetë ministres.

Bëhet me dije se në kullë nuk ka asnjë kontrollor dhe kjo ka bërë që fluturimet të anulohen, teksa edhe tek mbikalimet nuk do të ketë punonjës për të njoftuar nëse është qielli i lirë për avionët apo jo.

Kërkesat e kontrollorëve:

– Rikthim i kolegëve në punë;

– Shfuqizim i vendimeve të bordit;

– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;

– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;

– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.