Nuk ka të ndalur dhuna në familjet durrsake. Një grua nënë e dy fëmijëve të mitur është dhunuar nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 tek Ura e Dajlanit, ndërsa ka qenë babai i nuses që ka lajmëruar Policinë e Durrësit.

Të ngujuar brenda prej gati një muaj duket se dhuna ndaj grave “të shtypura” nga burrat është ritur. Burimet policore kanë bërë me dije se gruaja e dhunuar është dërguar për ekzamimin në spitalin e Durrësit ndërsa në ambientet e policisë u shoqërua edhe bashkëshorti edhe nëna e tij.

Burimet thanë se gruaja e dhunuar ka marrë në telefon babain e saj ta nxjerrë nga shtëpia ku dhunohej prej burrit alkoolist dhe të papaunë.

Mësohet se vjehra e gruas së dhunuar ndikonte tek i biri me të gjitha mënyrat saj për ushtrimin e dhunës sistematike.

Policia bëri me dije se si pasojë e qëndrimit brenda në shtëpi e në të njëtën çati është edhe e pamundur  në kohë pandemie, që urdhri i mbrojtjes së gruas të zbatohet nga burrat.

Ndaj bashkëshortit dhunues ka nisur procedimi me akuzën “dhunë në familje”, ndërsa bashkëshortes do t’i plotësohet urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes.