Moti i ngrohtë i ditëve të fundit e ka gjetur shëtitoren “Taulantia” të mbuluar nga leshterikët.

Megjithëse ajo frekuentohet tani në masë të madhe përgjatë gjithë ditës, nga të gjitha grupmoshat, pamja që të ofron nuk është ajo idealja.

Grumbujt me leshterikë shtrihen përgjatë gjithë gjatësisë së saj dhe duket se nuk janë pastruar prej ditësh.

Megjithëse sezoni turistik ka trokitur, masat e marra nga institucionet përgjegjëse dhe NSHK nuk janë në nivelin e duhur, duke lënë shumë për të dëshiruar.

Për shkak të temperaturave afrikane, nga të cilat u përfshi vendi ynë, Durrësi u vizitua këtë fundjavë nga shumë turistë, kryesisht nga Kosova.

Nëse shëtitorja do të vijojë të jetë në të njëjtën gjendje edhe në ditët në vazhdim, një nga zonat më të frekuentuara nga durrsakët do të ketë pak për t’i ofruar qytetarëve, që preferojnë xhirot e përditshme buzë detit.