Grupi i Shullazit letër KPK dhe ONM: Shkarkoni gjyqtaren Saida Dollani

12/06/2019 - 15:49

Grupi i Emiljano Shullazit i ka dërguar sot një letër Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dy institucioneve të Vettingut nga të cilat kërkon që të shkarkojnë gjyqtaren, Saida Dollani.

Në letrën e firmosur nga Blerim Shullazi, Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela theksohet se Gjyqtarja e Krimeve të Rënda ka shkelur në mënyrë flagrante të drejtën themelore të mbrojtjes nga një avokat.

"Me veprimet e saj insistuese përtej arsyes dhe kërkesës së ligjit, gjyqtarja ka krijuar dyshime thelbësore se motivimi i saj nuk është thjeshtë kryerja e detyrës, por marrja e një pozicioni “heroiko-stoik”, duke synuar të jetë me çdo kusht gjyqtarë në këtë çështje, ku të pandehurit gjerësisht dhe në cenim të parimit të prezumimit të pafajësisë janë stigmatizuar tashmë si element me ngarkesë të fortë kriminale. Mesa duket gjyqtarja në fjalë, në një kohë kur është në pritje të përfshihet në procedurat e vetingut, synon të marrë “merita” shtesë, apo të kompensojë mangësi të tjera, duke marrë flamurin e deklarimit fajtor dhe dënimit përfundimtar të të pandehurve në këtë çështje. Çka na krijon dyshime serioze se ajo jo vetëm ka paragjykuar çështjen, por e ka paragjykuar atë në kurriz të të pandehurve e të drejtave të tyre për një proces të drejtë dhe të rregullt ligjit", thuhet ndër të tjera në letër.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Jo vetëm bregdeti i Durrësit por edhe objektet historike dhe arkeologjike janë shumë të vizituar në këtë sezon veror.

Pak javë pasi tronditi politikën shqiptare nga publikimi i 6 përgjimeve ku përfshiheshin Vangjush Dako dhe zyrtarë të tjerë të PS-së me k

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lirojë nga qelitë e paraburgimit anëtaren e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Suela Musta.

Gazetarja nga Durrësi, Klodjana Haxhiaj ka denoncuar sot përmes një statusi në Facebook, abuzimet e fermerëve me produktet e stinës.

Pasi goditën me gurë eskortën e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në mitingun në Korçë, tre persona janë vënë në hetim pasi akuzohe

Disa zona të Tiranës do të mbeten nesër disa orë pa drita në pjesën më të madhe të ditës. Shkak për këtë janë investimet në kabina.

E diela, vijon me kthjellime deri pasdite, kur vranësira lokale zhvillohen në Veri dhe zonat Lindore duke sjellë rrebeshe të shkurtra shi

Këtë të shtunë, banorët e Unazës së Re kanë protestuar sërish kundër projektit për ndërtimin e rrugës që prish banesat e tyre.

Policia Rrugore e Qarkut Durrës është angazhuar maksimalisht në mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në burgun e Dubravës.