Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko preket nga koronavirusi.

Pas testimit të kryer për Covid-19, Sejko ka rezultuar pozitiv.

Mësohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka filluar karantinimin e detyrueshëm.

Kujtjomë që mëngjesin e sotëm u konfirmua me Covid-19 edhe ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.