Habiten mjekët e Durrësit. Gruaja shkon me dhimbje barku, lind më pas

Postuar: 08/01/2018 - 14:24

Një rast i rrallë ka shokuar mjekët e urgjencës dhe të spitalit të Durrësit një natë më parë. Vetëm pak para mesnate në urgjencën e spitalit të Durrësit ka mbërritur me dhimbje të forta barku një grua rreth 30 vjeçe.

Ajo shoqërohej nga një tjetër e afërme e saj, e cila kërkoi nga mjekët që të ndihmonin gruan për shkak të dhimbjeve të forta.

Mjekët e ekzaminuan dhe e pyetën nëse ishte shtatzënë por gruaja tha që nuk ishte.

Nuk është shtatzënë sepse vjet ka lindur fëmijën e parë, shikoni mirë çfarë problemi ka, sepse ka dhimbje të forta barku pa pushim prej mbrëmjes së shkuar”, tha e afërmja e saj.

Mjekët e urgjencës e dërguan gruan për të kryer një vizitë gjinekologjike dhe një ekografi, nga ku rezultoi se gruaja ishte në proces lindjeje. Pak minuta pasi zonja mbërriti në maternitet, lindi një fëmijë të shëndetshëm. Ajo tha se nuk e dinte fare që kishte qenë shtatzënë dhe nuk kishte kryer ansjë kontroll më parë.

Të dyja fatmirësisht nënë e bebe gëzojnë shëndet të plotë, ndërsa mjekët janë çuditur që nëna e cila solli në jetë fëmjën e dytë, nuk dinte asgjë se ishte shtazënë e mbajti për nëntë muaj një bebe në bark.

K.H.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tjetër incident ka ndodhur me kompaninë ajrore ”Blu Panorama”.  Report Tv dhe Shqiptarja.com zbulojnë se një pilot i kësaj kompanie ë

Për të gjithë ata që janë në dileme se ku ta kalojnë këtë fundjavë, bëjnë mirë të shijojnë rrezet e ngrohta të diellit, duke u kredhur pë

Të hënën e 24 shtatorit mbi 1000 trupa ushtarakë dhe britanikë do të zbresin në sheshin “Nënë Tereza”.

Nga 1 janari i vitit 2019 nuk do të lejohet importimi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim.

Vënia në pranga e grupit kriminal “Bajri” prej 11 personash ka sjellë dhe reagimin e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi S

Klientë të ndryshëm e kishin denoncuar si fakt te komisioni për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili bëri

Policia e Shtetit ka publikuar momentet nga ndërhyrja për arrestimin e bandës së “Bajrit”, që u finalizua me kapjen e 11 personave.

“Forca e Ligjit” në veprim, shkatërrohet grupi “Bajri”, 11 në pranga e 2 në kërkim.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një postim në Twitter shkruan se, operacioni “Forca e Ligjit” ka zhvilluar një goditje ndëshkuese n