"Hajde merreni, ose do ta zhdukim atë dhe ju", Brataj flet për kërcënimet në pikun e pandemisë

28/05/2020 - 15:42

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora, drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka treguar vështirësitë me të cilat është përballur stafi që ndodhej pas numrit 127 në pikun e pandemisë së koronavirusit.

"13- 14 – 15 mars arritëm në 12 mijë thirrje nga të cilat reale mund të ishin 7-8 mijë. Njerëzit merrnin në telefon, prisnin disa sekonda dhe e rimerrnin. Para se të shpërthente epidemia kishim mbi 1 mijë thirrje.  Rritëm kapacitenin deri në 15 mijë thirrje. Veç frikës dhe ankthit ishte dhe ana tjetër. Kushdo që vinte që e ka temperaturën 37.5 pretendon si ai që duhet se s'bën të intubohet sepse rrezikon vdekjen. Por ju nuk e kuptoni, gjithashtu është dhe presioni i dyanshëm dhe i familjarëve. Nga 12 mijë thirrje 5 mijë ishin kërcënime sepse njerëzit nuk ishin të sëmurë por donin tamponin të dinin nëse e kishin kaluar apo jo. Njerëzit kishin marrë vesh që në pallatin e tyre ishte një i infektuar dhe thonin hajdeni merreni se do ta zhdukim, ose do ju zhdukim të gjithëve. Ku do ta çonim ne. Nuk hyn nga tarraca në tarracë infeksioni. Presioni ishte i përditshëm, dy muaj e ca.", tha ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Beton, mungesë gjelbërimi, derdhje e ujërave të zeza në det dhe papastërti përgjatë bregut të detit.

Është rihapur procesi i aplikimit për qytetarët e Durrësit, banesat e të cilëve janë të dëmtuar nga tërmeti, por që në muajin shkurt e pa

Gazetari i njohur sportiv Bujar Qesja ka shkruar një status prekës për ndarjen nga jeta të inxhinierit durrsak Ilir Hoxha, i cili humbi b

Të mërkurën, qeveria shqiptare miratoi shumën prej rreth 2.1 miliardë lekë që do të shkojë për grantet e rikonstruksionit të banesave me

Ka nisur dhënia e granteve për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në Bashkinë Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nën

Mungesa e ndriçimit publik në rrugët e qytetit të Durrësit është kthyer në nxitës të ngacmimeve seksuale dhe grabitjeve.

4 viktima dhe 93 raste të reja. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri.

  • Interpol Tirana, Interpol Roma dhe Interpol Parisi finalizuan dy operacione ekstradimi. Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar

Moti gjatë ditës së shtunë, 11 korrik, parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën e parë të ditës, ndërkohë që në pjesën e dytë të saj, d