Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka bërë gati dokumentin e dorëheqjes nga detyra.

Burime të besueshme i thanë lapsi.al se kreu i uniformave blu ka vendosur të largohet.

Sipas të njëjtave burime Çako do ta zyrtarizojë largimin e tij nga policia ditën e premte.

Kjo lëvizje vjen në momentin më të keq të Policisë së Shtetit.

Jemi pikërisht në kulmin e skandalit të dosjes “Habilaj-Tahiri”, ndërsa këto ditë emra të rëndësishëm në policinë e shtetit janë implikuar në trafik droge.

Ka edhe zëra se largimi i Çakos ka qenë një kërkesë e ardhur nga Italia për shkak se edhe emri i tij ka dalë gjatë hetimeve të kryera atje, por kjo mbetet ende për t’u konfirmuar.

Nëse një gjë e tillë është konfirmohet mund të merret masa e arrestit edhe për vetë Çakon.

Largimin e Haki Çakos e ka kërkuar me ngulm më herët LSI dhe më pas edhe Partia Demokratike. /lapsi.al