Problemet me transportin në vendin tonë janë të shumëllojshme dhe shpesh qytetarët publikojnë në media pamje nga situatat e ndryshme që përballen çdo ditë, me shpresën për të gjetur një zgjidhje.

Denoncimin e radhës në rrjetet sociale e ka bërë një banor i Durrësit, nga zona e Plazhit në lagjen nr.13.

Ai ankohet se urbanët në mëngjes kur dalin të gjithë për të shkuar në punë dhe në shkollë janë të tejmbushur.

Një nxënës publikon këtë foto të urbanit të linjës Plepa-Durrës që është aq i mbingarkuar me pasagjerë, sa edhe njëri prej tyre është i detyruar të rrijë te dera e hapur duke rrezikuar kështu edhe jetën.

Nxënësi e shpjegon situatën me të cilën përballet çdo ditë, për faj të të cilës nuk paraqitet në orarin e duhur në shkollë si më poshtë:

“Nuk e di si do vej halli me neve, dalim qe ne 7 e 10 duke pritur urban dhe vijn te gjithe te mbushur me njerez dhe smund te hipesh,, kur lirohet gjendja ora ka shkuar 8 dhe prej ktyre marim mungesa dhe ne shkoll. Ne linjen e plazhit, Durres.”