Qindra qytetarë me automjetet e tyre i janë drejtuar Kosovës duke shfrytëzuar hapjen e kufijve pas një periudhe izolimi më shumë se 2 mujore.

Në pikën e përbashkët kufitare në Morinë ka pasur fluks të makinave. 

Të shumtë janë ata që udhëtojnë drejt Kosovës, ndërsa kosovarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë ishin më të paktë.

Pala shqiptare ka hequr masat shtrënguese dhe kufizimin e lëvizjeve për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri përfshirë edhe periudhën e vetkarantinimit ndërkohë që personeli shëndetësor në kufi here pas here kontrollon qytetarë nëse kanë simptoma të COVID 19, ndërsa nga pala kosovare janë masa më të ashpra kontrolli për ata që hyjnë në Kosovë.