Hapet një tjetër kënd lojërash në Njësinë 9 në Tiranë

21/07/2019 - 13:38

Ashtu si në mandatin e parë, Bashkia e Tiranës vijon punën për shtimin e këndeve të lojërave për fëmijët. Në Njësinë 9 është hapur këndi më i ri, një hapësirë rekreative që plotëson të nevojat e të gjitha grupmoshave të komunitetit, me module e lodra për fëmijë, si dhe hapësira çlodhje për më të rriturit.

“Është një ditë fantastike sa herë që pastrohet një copë e Tiranës, sa herë që pastrohet një kënd, sa herë ikin ferrat, mbeturinat dhe sa herë që largohen makinat për t’i hapur rrugë një këndi fëmijësh. Jam shumë i lumtur që në Njësinë 9, këndi më i ri, këndi i 50-të i lodrave në Tiranë, në rreth 50 muaj punë që kemi në Bashkinë e Tiranës, u bë realitet falë ndihmës fantastike që na kanë dhënë kolegët e miqtë e DigitAlb”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pas përurimit të këndit.

Ai tha se ajo në të cilën duhet të fokusohemi është si do duket Tirana në 50 vitet e ardhshme. “Me aplikacionin FaceApp mund të shohim se si do dukemi pas 50 vitesh, por nëse duam të dimë si do duket Tirana pas 50 vitesh, do të duhet të ndërtojmë kënde lodrash, ku fëmijët mësojnë si të luajnë në komunitet, si humbasin, si fitojnë, të mësojnë si rrëzohen, por të mësojnë edhe si të ngrihen përsëri në këmbë. Ndaj, mendoj se FaceApp i qytetit janë këndet e lodrave. Aty kuptojmë si do duket qyteti pas 50 vitesh, nëse do jemi më solidarë, më të civilizuar, më të pastër, nëse do dimë të luajmë në skuadër, nëse do kemi një ndjesi komunitare. Për Tiranën e 50 viteve që vijnë, besoj se kemi bërë investimin e duhur”, tha Veliaj.

Pas suksesit të katër viteve të para, ku shumë kompani iu bashkuan Bashkisë së Tiranës në shumë nisma të suksesshme si këndet e lojërave, Veliaj ftoi kompanitë e ndryshme që të ndjekin të njëjtin model.

“Gjithmonë e më shumë kompani shqiptare, në vend që t’i shpenzojnë duke bërë një festë të stafit, një ekskursion, një drekë apo darkë, kanë vendosur t’i investojnë për diçka që do të mbetet në komunitet, një herë duke mbjellë pemë, sot duke ndërtuar një kënd lojërash, nesër duke bashkëpunuar tek Piramida apo diku tjetër. Është mënyra më e mirë se si ato financa që janë lënë mënjanë për marketingun, mund të bëjnë një marketing që zgjat më shumë se sa një spot apo më shumë se sa një festë sepse zgjat në kujtesën e të gjithë këtyre fëmijëve që, teksa rriten, do kuptojnë se mësimet e para i morën në këtë kënd lodrash”, u shpreh Veliaj.

Edhe pse zonë e vjetër e qytetit, në këtë zonë ka pasur mungesë të hapësirave çlodhëse për grup-moshat e ndryshme. Por, falë këtij investimi të Bashkisë së Tiranës, tashmë banorët kanë jo vetëm më shumë gjelbërim e kënd lojërash për më të vegjlit, por edhe stola, ndriçim LED e infrastrukturë ndihmëse.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoria e Përgjithshme Detare Durrës njofton se ka riformatuar grupin e punës së Task-Forcë, me qëllim kontrollin e kapaciteteve të ani

Aksidenti i së premtes me punëtorët e ndërtimit është një rast i përsëritur nga mungesa e sigurisë në punë.

"Akullore si dikur" është titulluar festa, që synon të kthehet në traditë për qytetin e Durrësit.  Në sheshin “Liria”, mbrëmjen e djeshme

Disa adoleshentë janë konfliktuar mes tyre duke sjellë panik në zonën e Shijakut. Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh në fshatin Pjezë, S

Policia e Durrësit ka dhënë detaje të mëtejshme për sasinë e lëndës narkotike të kapur mbrëmjen e së shtunës në një kamion në portin më t

Gjashtë muaj pasi la qelinë në burgun e Drenovës në Korçë, Gert Gjinarari, miku i Arben Grorit, është shpallur sërisht në kërkim kombëtar

Kandidimi i Valdrin Pjetrit për kryetar të bashkisë së Shkodrës e vuri edhe njëherë Kryeministrin dhe Partinë Socialiste në shënjestër të

Sot është mbledhur Task Forca e kontrollit të plazheve në Qarkun e Durrësit, ku merrte pjesë ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klos