Burime nga QSUT bëjnë të ditur se është hapur hapet pavioni i tretë i spitalit Covid 3. Gjithashtu brenda javës do të hapet edhe spitali Covid 4.

Në spitalin COVID 3 janë 150 shtretër. Ndërsa pavioni i fundit që hapet ka 50 shtretër. Spital Covid 4 që do të hapet brenda javës ka 100 shtretër.

Ne total në 4 spitalet Covid janë 550 shtretër. Më pas do të hapen disa spitale rajonale për trajtimin e pacientëve me covid.

Rritja e kapacitete në spitale ka ardhur pas rritjes së numrit të të prekurve me COVID-19 në vendin tonë. Kujtojmë se në vend janë  32.196 persona pozitivë, ndër ta aktivë 16.042. Fatmirësisht kanë arritur të fitojnë betejën  15.469 pacientë të prekur me COVID.