Hapet thirrja e tretë e programit IPARD II: Aplikimet për përfitim të granteve nisin nga 10 dhjetori

29/10/2020 - 07:28

Ministria e Bujqësisë ka vendosur rreth 2 muaj afat në dispozicion të fermerëve dhe agrobizneseve që kërkojnë të aplikojnë me hapjen e thirrjes të tretë të programit IPARD II.

Sipas urdhërit të ministrisë të botuar në Fletoren Zyrtare, afati për dorëzimin e aplikimeve për thirrjen e tretë të programit nis nga 10 dhjetor dhe përfundon më 25 janar 2021.

Urdhri përcakton se çdo aplikim i mbërritur në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), pas datës 25 janar 2021, do të refuzohet.

Aplikimet duhet të dorëzohen vetëm në zyrat qendrore të AZHBR-së në zarfe të mbyllura, me titullin “Thirrje për dorëzimin e aplikimeve”, së bashku me titullin e masës, emrin e plotë dhe adresën e aplikantit dhe me shënimin “Të mos hapet përpara dorëzimit”.

Sipas urdhrit të Ministrisë të Bujqësisë, aplikimet duhet të dorëzohen nëpërmjet dërgesës postare rekomande apo dorazi (duke përfshirë shërbimet me korrier) direkt në autoritetin kontraktues në këmbim të një mandati dorëzimi me firmë dhe datë nga Agjencia. Aplikimet e dërguara nëpërmjet çdo mënyre tjetër , si: faks, e-mail apo nga adresa të tjera do të refuzohen.

Udhëzuesi për aplikantët, lidhur me llojet e investimeve të pranueshme, kriteret e përzgjedhjes dhe rregullat e dorëzimit të aplikimeve, mund të kërkohet falas si në zyrat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) nga e hëna në të premte gjatë orëve të punës 08:00–16:30.

Programi IPARD është mbështetje financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural nga fondet e BE-së (75%) dhe qeverisë shqiptare (25%) dhe synon përmirësimin e standardeve të biznesit në bujqësi dhe agro-përpunim, si dhe rritjen e konkurrencës, nëpërmjet modernizimit.

Skema e aplikimit për të fituar nga këto grante është vënë në zbatim me masa më të shtrënguara, sesa skema e mbështetjes kombëtare të financimit, gjë që kërkon informacione të plota dhe gjithëpërfshirëse nga fermeri shqiptar. Kriteret e aplikimit synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të fermerit për plotësimin e standardeve ligjore në përthithjen e fondeve./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis pati një takim me homologun e tij shqiptar Edi Rama.

Vijojnë të jenë në nivele të ulëta infektimet nga Covid-19 në vendin tonë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ne fshatin Lukovë të Sarandës ku është gjetur një person i pajetë.

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë i shkallës rihter është regjistruar në Greqi mesditën e sotme dhe është ndjerë në jug të vendit tonë.

Partitë Popullore Evropiane, kanë qenë të parat që kanë uruar Lulzim Bashën për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike.

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, për 19-vjeçarin Jehon Breçani, i cili aksidentoi një 24-vjeçare pak ditë më p

Tregtarët ambulantë kanë protestuar sërish këtë të hënë para Bashkisë së Durrësit për lejimin e ushtrimit të aktivitetit të tyre në zonën

Pas protestës së maturantëve Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka reaguar përmes një video-mesazhi.

Një operacion i rrallë është kryer të dielën që lamë pas në Qendrën Spitale Universitare Nënë Tereza.

Gjatë raportit në Kuvend, kryeprokurori Olsian Çela është pyetur nga deputeti Adriatik Alimadhi lidhur me dosjet e pezulluara, duke përme