Hapja e panairit të punës ka zgjuar interes tek të papunët të cilët e kanë parë si mundësi interesimi një vend pune. Punëkërkuesit shprehen skeptik mbi eficencën e punësimeve nëpërmjet zyrave të punës, por në mungesë të alternativave të tjera, aplikojnë në to.

Një interes shumë të madh nga të rinjtë kanë patur stendat e hapura nga resortet dhe restorantet, në bregdetin Adriatik, ku dhjetëra të rinj shprehën interesin për të qenë pjesë e stafit si ekonomistë, kuzhinierë, kamarierë etj. Ofertat e bëra nga resortet turistike kanë patur mjaft interes.

Kompanitë e ndryshme të konfeksioneve kanë paraqitur oferta punësimi nga 100 deri në 150 vende pune, ku kriter është jo vetëm eksperienca, por edhe dëshira për të punuar në grup. Panairi Rajonal i Punësimit Durrës, do të qëndrojë hapur deri pasditen e kësaj të shtune.

K.H.