Nga të dhënat e grumbulluara deri në orën 12 të ditës së sotme, 3 dhjetor 2019, zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda tha se në total kemi 1183 shtëpi të shembura, 5497 të dëmtuara rëndë dhe 3520 shtëpi të dëmtuara lehtë.

Ndërsa sa i takon pallateve, 558 janë të dëmtuara rëndë dhe 335 të dëmtuara lehtë.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës së institucioneve publike dhe Zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore që drejtohet nga ministri fuqiplotë në perimetrin e zonave të prekura, Bledi Çuçi, për adresimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, deri në orën 13:30 të ditës së sotshme në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

QENDRA E RE DISPEÇER

Sikurse e njoftuam edhe dje, tashmë, janë në funksion të plotë tre numra të gjelbër në dispozicion të qytetarëve për çdo nevojë, për qarqet Durrës, Lezhë, Tiranë:

 0694114100
 0694114101
 0694114040

Gjithashtu, për çdo shqetësim apo pyetje lidhur me tërmetin e datës 26 nëntor, qytetarët mund t’i drejtohen edhe Platformës së Bashkëqeverisjes:

www.shqiperiaqeduam.al

Deri në orën 12:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve është aktualisht: 101 (Tiranë – 32; Durrës – 59; Lezhë – 9; Elbasan – 1).

Shumica dërrmuese prej 79 thirrjesh ka qenë për verifikm dëmesh në banesë.

QARQET E PREKURA NGA TËRMETI

Qarqet më të dëmtuara: Durrës, Tiranë dhe Lezhë.
Qarqet e tjera ku ka dëmtime: Dibër, Kukës, Fier, Elbasan, Berat.

DËMET NË BANESA

Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri tani (ora 12:00) është si më poshtë:

Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)
Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5497 (Durrës 3821, Tiranë  1311, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)
Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3520 (Tirana 3199, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë:  558 (Durrës 461, Tiranë 35, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë:  335 (Tiranë 328, Elbasan 7)

Shkolla të dëmtuara:  28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).
Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)

Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë)
Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1)

Persona të evakuuar, strehuar në hotele, çadra, qendra sociale e familje:

Të evakuuar:……………………3224
Hotele:……………………………1961
Çadra:…………………………….964
Qendra sociale:………………..867
Familje:………………………….2525

Vijon ndërkohë, me intensitet puna në terren për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura.

Duke falënderuar partnerët dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, grupit të 55 ekspertëve nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që i'u janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë, dëshiroj të njoftoj se sot i janë bashkuar edhe 30 inxhinierë nga Kosova, duke e çuar numrin gjithsej, në 159.

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, dhe situata për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, është si në vijim:

Në qarkun Durrës për periudhën  29 Nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave:

  • Durrës – 9 objekte
  • Thumanë – 8 objekte

Janë në proces prishje në total në shkallë Qarku 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë, si në vijim: 

 Akualisht po përgatitemi për prishjen e 2 objekteve, njëri 3-katësh dhe tjetri  5-katësh në Shkozet, Durrës
 Vijon prishja e një objekti 5-katësh tek Lagjja Kënetë, Durrës
 Vijon puna në prishjen e objektit 4–katësh në zonën e plazhit (pas hotel “Koral”)
 Vijon puna për prishjen e objektit  5-katësh, hotel “Ljubana”
 Vijon puna për prishjen e një tjetër objekti 4-katësh në zonën e plazhit (tek Rrota e Kuuqe)

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:
• Në objektitn afër Kompleksit “Tropikal
• Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës
• Në kompleksin “Miramare”
• Në hotel “Vila Verde”
• Në ndërtesën e Familjes Lala, në Kënetë;
• Në objektin në Rr. “Bashkimi”, Durrës
• Në objektin në Rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës

Në Thumanë: Aktualisht, po pritet të filloi puna për prishjen  një objekti.

Në rang qarku Durrës janë 541 objekte të inspektuara deri sot në orën 12:00.