Dite me reshje do të jetë kjo e martë, ndërkohë që parashikimet nuk janë të mira për gjithë javën. “Meteoalb” parashikon se reshjet mbeten prezent gjatë gjithë javës, ndërsa temperaturat vijojnë të larta deri të premten.

“Moti vijon me vranësira dhe shira të përkohshme, ndërsa reshje dëbore në zonat e thella malore. Pasditja dhe në vijim, mbetet me vranësira dhe reshje deri mesatare në Veri dhe Qendër. Vranësira dhe reshje të herë pas hershme mbeten prezent në gjithë vendin, në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit ruajnë vlera termike thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë, duke u luhatur nga – 1 në 15°C”, parashikon Meteoalb.

Parashikimi sipas zonave nga IGJEUM:

Intesiteti i reshjeve do të rritet dhe do të arrijë deri mesatar, ndërsa në qarkun e Shkodrës ato do të arrijnë deri intensive.

Në qarkun e Vlorës reshjet do të jenë të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në veri-lindje priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit. (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT

temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 9 / 12; në vendet e ulëta: 7 / 10; në vendet malore: 1 / 6 °C.

harta

harta1