Hekurat e Rotondës shiten për skrap

26/12/2012 - 19:45

DURRES - Vidhen për t’u shitur për skrap hekurat që mbanin tabelën e vendosur tek Forumi Romak. Në tabelën në fjalë specifikohej se objekti është monument kulture i mbrojtur nga shteti, por duket se kjo nuk i ka trembur grabitësit, që i kanë shkulur ato pa u menduar gjatë. Si dëshmi e grabitjes ka mbetur vetëm tabela, e hedhur poshtë shkallëve të drunjta të hyrjes së vizitorëve, raporton gazeta Telegraf. Në tabelë shkruhet me gërma kapitale SHESH – TREGU (MACELLUM – FORUM) SHEK V-VI. MONUMENT KULTURE, MBROHET NGA SHTETI.

Edhe herë të tjera hajdutët e skrapit kishin vjedhur hekura nga fragmentet e gardhit rrethues të objektit, por asnjëherë deri tani nuk kishin guxuar të shkulnin dy shufrat e hekurta që mbanin tabelën orientuese.

Ndërkohë, veç kësaj grabitjeje, indiferenca shtetërore e treguar ndaj këtij monumenti kulture dhe mungesa e investimeve për mirëmbajtjen e saj ka bërë që në pjesën e murit anësor të objektit arkeologjik të rrëshqasin një pjesë e dherave dhe gurëve, situatë kjo që mund të përkeqësohet edhe më shumë në ditët në vazhdim.

Pas mbylljes prej mëse 1 viti e gjysëm të muzeut arkeologjik, i cili është në proces rikonstruksioni, Rotonda mbetet një nga objektet arkeologjike më të vizituara nga turistët e huaj e jo vetëm.

Rotonda, e njohur ndryshe edhe si Forumi Romak ka formë rrethore dhe në qendër të saj ndodhet një pus si dhe një bazament prej disa shkallësh në formë rrethi.

Ajo është pjesë e një kompleksi të gjerë ndërtimesh e zbukuruar me kolona mermeri dhe me dysheme të veshur me pllaka të po të të njëjtit material. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndërsa qershori sapo ka nisur, muaji maj përfundoi pa dritë jeshile për kalimin e këstit të pestë të bonusit të qirasë, që e përfitojnë q

“BalkanWeb” ka siguruar dosjen hetimore, ku është dëshmia tronditëse e 15-vjeçares nga Babrruja, e cila ra pre e një abuzimi seksual nga

“Telefonatat e shumta ndaj 127 kishin të njëjtën përgjigje, rrini i qetë në shtëpi se nuk keni asgjë, ndërkohë që digjesha nga temper

Një ditë më parë, zbulimi i një rasti të dyshuar me Covid-19 bëri që në institucionin e Kadastrës të paraqiteshin që herët në mëngjes pun

Në 400 km vijë bregdetare që ka Shqipëria, 12 % prej të cilave janë të menaxhuara, këtë sezon jo të zakontë turistik, ministri i Turizmit

Të gjithë personat, përfshirë edhe ata shqiptarë që do të hyjnë në Kosovë do të vetëizolohen për 7 ditë nëse ata nuk kanë bërë tamponin 4

Pas alarmit të dhënë dje për përhapjen e mundshme të Covid-19 te Kadastra e Durrësit, mëngjesin e sotëm ka nisur kryerja e testit për pun

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin e VIP-ave në lagjen 11, bulevardi Dyrra

Nisin hetimet disiplinor për gjyqtaren e rrethit gjyqësor në Krujë, Ekelejda Hoxha.