Hekurudha Durrës-Tiranë, BE akordon 35.5 mln euro (VIDEO)

28/09/2020 - 20:59

Bashkimi Evropian ka financuar 35,5 milionë euro për rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

“Tirana dhe Durrësi së shpejti do të jenë më afër se kurrë falë rindërtimit të hekurudhës që lidh dy qytetet. Ky projekt i financuar nga BE me vlerë 35.5 milionë euro do të kursejë kohë të çmuar për udhëtarët dhe studentët dhe do të nxisë bizneset në dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë”, shprehet delegacioni i BE-së, në një postim në rrjete sociale, të cilin e shoqëron edhe me një video të projektit.

BE po mbështet Shqipërinë për të përmirësuar rrjetin e saj rrugor, hekurudhat, infrastrukturën detare dhe pikat e kalimit të kufirit.

"Shikoni videon dhe mësoni më shumë në lidhjen vijuese për të mësuar se si #BE po mbështet #Shqipërinë për të përmirësuar rrjetin e saj rrugor, hekurudhat, infrastrukturën detare dhe pikat e kalimit të kufirit: https://youtu.be/NWdAltr7-QM" - shkruhet më tej në postimin e delegacionit të BE-së në vendin tonë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazetari shqiptar i emisionit italian, "Le Iene", Taulant Kopliku ka dhënë një lajm të mirë se autoritetet e kampit Roj, në Siri kanë gje

Territori shqiptar këtë të shtunë mbetet në prezencë të kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në Ultësirën Perëndimore.

Një tjetër ligjvënës është infektuar me Covid-19.

Ditën e sotme, 30 tetor 2020 ka mbyllur sytë ish-drejtoresha e NISh-Cigares Durrës "Telat Noga", inxhinierja kimiste Ylfete Laçi, 76 vjeç

Zija Alhysa, kryetar i Konfederatës së Sindikatave në Durrës në një lidhje online në ABC News, denoncoi përsëri mungesën e tamponëve, në

Edi Rama ka autorizuar Klodian Zoton për trajtimin e inerteve të objekteve të shembura nga tërmeti në Durrës.

Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-elektriçisti i spitalit të Durrësit Bilal Luku.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka pranuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, për të lejuar që javën e parë të nisjes së

Ministria e Shëndetësisë ka informuar për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në s

Ambasada shqiptare në Turqi ka reaguar pas tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 6.9 ballë, që preku një sërë qytetesh turke.