Helikopterë “Black Hawk” për FA, ministrja Xhaçka firmos marrëveshjen në SHBA

20/04/2019 - 09:50

Forca Ajrore shqiptare do te pajiset edhe me helikopterë “Black Hawk”, falë mbështetjes së Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. 

Gjatë qëndrimit në SHBA, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi Gardën Kombëtare të Nju Xhersit në Bazën e Përbashkët McGuire-Dix-Lakehurst, ku u prit nga komandanti i saj, gjeneral brigade Jemal J. Beale.

Gjatë kësaj vizite u finalizua marrëveshja dypalëshe mes Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë për marrjen e disa helikopterëve të tipit “Black Hawk”. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e vlerësoi këtë si një ndihmë të jashtëzakonshme që i jepet Shqipërisë.

“Mbështetja që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë përmes paketës të suportit, jo vetëm modernizon kapacitetet tona por rrit edhe gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës tonë Ajrore”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Këtë verë, pilotët dhe teknikët e Forcës Ajrore shqiptare do të nisin trajnimin e për përdorimin e helikopterëve “Black Hawk” në Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, e cila do të kujdeset gjithashtu, edhe për mirëmbajtjen e këtyre mjeteve fluturuese.

Programi i Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare është një program i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, i menaxhuar nga Garda Kombëtare që lidh Shtetet e Bashkuara me vendet partnere me qëllim mbështetjen e objektivave të bashkëpunimit të sigurisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, votoi me 3 vota pro dhe 2 kundër për pranimin e kërkesës ankimore të subje

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se po monitoron me rigorozitet cilësinë dhe efektivitetin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar

Disa zona të Tiranës do të mbesin sot pa energji elektrike për disa orë, kjo për shkak të punimeve që po bëhen në rrjet.

Në Tiranë protesta e 6-të kombëtare kundër qeverisë të shtunën ( 25.05) u mbyll paqësisht, pa dhunë e sulme ndaj institucioneve si dy jav

Moti ditën e sotme pritet të jetë i ngrohtë, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

“Është e vështirë sot t’i shpjegosh një turisti që vjen nga Kina, Tajvani, Gjermania apo Franca, si pjesë e tureve kulturore, se ajo

Rreth 500 balona u lëshuan mbrëmjen e sotme në qiell nga protestuesit e opozitës. 

Më shumë se 60 minuta protestë pa asnjë incident. Krejtësisht ndryshe kjo protestë e gjashtë kombëtare e opozitës.