Helmimi i punonjëseve në Durrës, drejtoresha e spitalit: Situata është nën kontroll (VIDEO)

29/01/2019 - 12:50

15 punonjëse të cilat ishin duke punuar në një prej kapanoneve të rrobaqepsisë u ndjenë keq pasi pësuan helmim dhe përfunduan në spitalin e Durrësit për asistencë mjekësore.

Sipas tyre, gjithçka ka ndodhur sapo kishin nisur punën. Ato janë ndjerë keq, me simptoma këputjeje, gjendje të fikti dhe të vjella.

Sipas Policisë, shkak është bërë një rrjedhje gazi i një kondicioneri, ndërsa rasti po hetohet. Drejtoresha e spitalit të durrësit, Diri Jani, tha se gjithë situata është nën kontroll dhe pacientet janë jashtë rrezikut për jetën.

Kjo nuk është hera e parë që punonjëset e fasonerive të ndryshme që operojnë në qytetin bregdetar të paraqiten në urgjencën e Durrësit. Përgjatë tre muajve janë rregjistruar tri raste të ndryshme, me rreth 70 punonjëse në total të përfunduara në spital si pasojë e helmimit apo asfiksisë.

Megjithatë, asnjë masë nuk është marrë nga institucionet përgjegjëse që kompanitë të përmirësojnë kushtet e punës.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në burgun 313 ku një 43-vjeçar nga Kukësi i arre

Historia dramatike e një punëtori të ri shqiptar që punonte në të zezë dhe tashmë ka mbetur në karrige me rrota pasi fluturoi nga pesë me

Kryeministri Rama ka qenë në Durrës pasditen e sotme, për të inspektuar një pallat të dëmtuar nga tërmeti.

Banorët e një kompleksi pallatesh me 264 apartamente banimi, te ish-URT në Durrës, i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama me shpresën se

Kompania britanike e taksive, ku punonte shqiptari Klement Çupi, i cili humbi jetën në tërmetin e frikshëm të 26 nëntorit 2019, ka vendos

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar ka rikonfirmuar sot masat e sigurisë për 6 personat e akuzu

Pas kapjes së mbetjeve të rrezikshme në një traget në Vlorë, ka reaguar ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi.

Zbardhet dëshmia e 21-vjeçares, e cila një ditë më parë u arrestua nga Policia e Durrësit pasi u kap me 13.5 gr. kokainë.

Bashkia e Durrësit ka reaguar lidhur me protestën e banorëve të një pallati në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar.

Banorët e pallatit të ndërtuar nga "Ndregjoni" nuk i ka bindur as shpjegimi i kompanisë dhe as ai i bashkisë, ndaj kanë dale sërish në pr