Policia e Shtetit bëri me dije ndëshkimet e dhëna ndaj shoferëve dhe qytetarëve në shkelje të rregullave të vendosura kundër koronavirusit.

Kështu, gjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar 25 drejtues mjetesh, të cilëve u janë hequr patentat dhe u janë bllokuar makinat.

Edhe kalimtarët nuk i kanë shpëtuar ndëshkimeve. Policia sqaron se janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 89 shtetas.

Ndërkohë, 5 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura.

Njoftimi:

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 25 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 89 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

5 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 13 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Duke filluar nga dita e hënë, nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shtëtije, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë.

Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Te lidhura

Pse nuk bindi intervista e Grenellit

Në kërkim të “recetës” ekonomike për krizën e koronavirusit

Nje rrefenje me te verteta shkencore mbi Coronavirusin

“Mos u dëshpëroni, shfrytëzojeni kohën për tu mbushur me energji”- Capital T jep mesazhin nga karantina dhe flet për martesën

“Pandemia është një mësim nga Zoti”- Këngëtarja e famshme bën apelin: Mos u frikësoni. Kur të mbarojë do jemi njerëz më të mirë

Subscribe

                     

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Panorama” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

Artikulli paraprak“Nuk është hapur thesi”, Veliaj: 35 mijë të moshuar në Tiranë jetojnë vetëm, të ndihmojmë ata që kanë më tepër nevojë

Artikulli tjetër“Shqipëria është në prag të katastrofës”- Gazment Bardhi: Braktisja e familjeve në nevojë dhe të sëmurëve është kriminale

Shfaq komente

JU REKOMANDOJMË

“Qëndro në shtëpi”, Basha ndan videon sensibilizuese: Është kohë sakrificashpanorama.com.al

POROSISNI ONLINE SHPORTËN TUAJ USHQIMORE – PAGUANI ME KARTË BANKE OSE CASH! Bli Tani ECO MARKET

Përhapja e koronavirusit/ “Karantimi i New York-ut absurde”- Presidenti Trump tërhiqet nga ‘plani’ pas kritikave nga guvernatoripanorama.com.al

Këshilla sociale për “Coronavirus”EasyPay

Të rinjtë e prekur nga COVID-19 shfaqin simptoma të tjera: Nuk kanë vështirësi në frymëmarrje, por dhimbje stomaku. Kjo shkaktohet nga…panorama.com.al

POROSI & SHPËRNDARJE 24 ORË, PAGESA ME KARTË BANKE OSE CASH NË MOMENTIN E DORËZIMIT

Bli Tani

Zbardhet vendimi/ Formulari dhe kushtet që duhet të plotësojë biznesi i vogël për të përfituar rrogën nga qeveria. Ja sa do paguhen në muajpanorama.com.al

POROSI & SHPËRNDARJE 24 ORË – PAGUANI ME KARTË BANKE OSE CASH! Bli Tani ECO MARKET

Shkon në 186 numri i të prekurve me koronavirus në vend, si zgjerohet harta e përhapjespanorama.com.al

Per vetem 8 dite fytyra juaj do te jete 10 vite me e reKeshilla Online

Edhe 15 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Harta zgjerohet në tre qytete të mëdha dhe shtrihet deri në….Ministria jep detajepanorama.com.al

Prezantohet platforma e parë dedikuar 100% makinave

Regjistrohu

Si të merrni çfarë ju duhet kur të gjitha janë të mbyllur për shkak të Covid-19 ?Aladini.al

Doni autorizim për të lëvizur me makinë? Policia e Shtetit: Ja detajet e aplikacionit të ri, si duhet të vepronipanorama.com.al

Dëshmia e ish-drejtorit/ “Të kamufluar si tregtarë, Mehmet Shehu na dërgoi me mision sekret në Vietnam, për raketën SAM-7, që s’na e jepnin kinezët dhe …”panorama.com.al

‘Koronavirusi mund të bëhet ciklik’, paralajmërimi i ekspertit amerikan: Mund të rikthehet më i fuqishëm për herë të dytë nëse …panorama.com.al

Vendimi i qeverisë/ Ja aktivitetet që do të lejohen të ushtrojnë veprimtarinë (LISTA)panorama.com.al

Si të zhdukni rrudhat rreth fytyrës tuaj

Më Shumë

                                     

Opinion

Pse nuk bindi intervista e Grenellit

Mar 29, 2020

FATOS LUBONJA

Në kërkim të “recetës” ekonomike për krizën e koronavirusit

Mar 29, 2020

ADRIAN CIVICI

Nje rrefenje me te verteta shkencore mbi Coronavirusin

Mar 29, 2020

MYFTAR BARBULLUSHI

Gjestet i bën me të vërtetë bukur, kryeministri

Mar 28, 2020

FRANO KULLI

Covid-19 dhe spektri i mungesës së ushqimit

Mar 28, 2020

ALFRED PAPUÇIU

Na Kontaktoni

Per reklama, spote publicitare dhe bannera kontaktoni me redaksine Tone me ane te postes elektronike: [email protected]

Adresa: Rr.”Panorama” (prapa shkolles “Harry Fultz”). Nd.3, H.14, Ap.3, Njesia bashkiake nr.9, Kodi postar 1016, Tirane.

Fax: 00355 42 403 206
Tel: 00355 42 403 207/08/09
E-mail: [email protected],
[email protected][email protected]
Website: www.panorama.com.al
Subjekti: Panorama Group Sh.A
NIPT: K22112005E

Partnerët tanë

Panorama Sport

Hysenbelliu Group

Revista Psikologji

Birra Korca

Universiteti Luarasi

Erjoni Ndertim

Hotel Prestige

Restorant Prestige

Uji Fab

Omnifactor shpk

© Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga Gazeta Panorama. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të Panorames. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Panorama-s. Shfrytëzimi i materialeve pa lejen e Grupit Panorama është shkelje e te drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. Të gjitha të drejtat Gazeta Panorama

Postimi i fundit

Hapet spitali i dytë Covid-2. Çfarë ka ndodhur me pacientët e shtruar pranë Sanatoriumit

Mar 29, 2020