Për herë të parë në Shqipëri/ Si do operojë “Bursa Shqiptare e Energjisë”

16/05/2019 - 13:54

Në zbatim të politikave të Qeverisë Shqiptare për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike dhe në përputhje me direktivat Evropiane për sektorin e energjisë për instalimin e modelit të ri të tregut të energjisë elektrike, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka miratuar në mbledhjen e datës 15 maj 2019 krijimin për herë të parë në Shqipëri të “Bursës Shqiptare të Energjisë”. 

Bursa, si instrumenti më i rëndësishëm i këtij tregu, do të operojë dhe do të organizohet në bazë të një platforme elektronike të tregut të ditës në avancë (day-ahead) dhe të tregut të së njëjtës ditë (intraday).

Ky akt u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, të IFC (International Finance Cooperation), Sekretariatin e Komunitetit Europian të Energjisë dhe aktorë vendas të sektorit elektro-energjitik.

Krijimi i Bursës Shqiptare të Energjisë shënon një standard të ri të operimit dhe transparencës së këtij sektori dhe do të jetë një nxitje për hapjen dhe derregullimin e tregut të energjisë elektrike, që në vetvete do të inkurajojë instalimin e burimeve të reja elektroenergjitike në vend, rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, integrimin rajonal dhe më gjerë të këtij tregu, rritjen e investimeve në sektor, më shumë transparencë financiare, si dhe standarde të reja përgjegjësie juridike dhe tregtare.  

Operatori i Tregut (Bursa Shqiptare e Energjisë), do të operojë në fushën e shkëmbimit të energjisë elektrike në Shqipëri në formën e një shoqërie aksionare, të ndarë financiarisht dhe ligjërisht nga shoqëria "Operatori i Sistemit të Transmetimit" Sh.a.

Ky operator ka për synim mbulimin rajonal të tregtisë së energjisë elektrike dhe mirëpret pjesëmarrje në kapital të atyre operatorëve të sistemit të transmetimit të vendeve me të cilat Shqipëria ka Memorandume Mirëkuptimi dhe aktivitet tregtar të qëndrueshëm në këtë sektor. Kjo qasje reflektohet edhe në kriteret e vendosura për përzgjedhjen e aksionerëve të mundshëm.

Sipas këtij vendimi, shoqëria e cila do të operojë bursën e energjisë do të themelohet nga OST. Menjëherë me krijimin e saj, bazuar në kritere e procedura të cilat do të garantojnë që në fillim seriozitetin dhe shëndetin e Bursës Shqiptare të Energjisë, do të fillojë edhe procesi i pjesëmarrjes në bursë në cilësinë e aksionerëve, edhe i:

  • operatorëve të tjerë të transmetimit që operojnë në Bashkimin Evropian ose në vendet anëtare të Komunitetit të Energjisë;
  • subjekteve të tjera të tregut të energjisë elektrike, të cilët operojnë në Bashkimin Evropian ose në vendet anëtare të Komunitetit të Energjisë;
  • subjekteve juridike që kanë përvojë në veprimtarinë e operimit të tregut të shkëmbimeve të energjisë elektrike në Evropë në bazë të rregullave të ngjashme me modelin e tregut të energjisë elektrike në Shqipëri;
  • si edhe institucioneve financiare ndërkombëtare.

Standardet e imponuara prej themelimit dhe operimit të Bursës Shqiptare të Energjisë, do të ndikojnë direkt dhe indirekt në rritjen e performancës financiare të sistemit dhe tregut elektroenergjetik në Shqipëri.

Hapja e bursës ndaj të gjithë operatorëve të tregut, si dhe qasja në themelimin e saj, do të garantojë funksionim të shpejtë dhe fleksibël të tregut, rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve shqiptarë, transparencë financiare në sektor, si dhe përmbushjen e angazhimeve të ndërmarra kundrejt Komunitetit Europian të Energjisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në portin e Durrësit janë prenotuar 20 kroçera dhe veliera për sezonin e ardhshëm turistik.

Detaje të reja janë zbardhur nga rrëmbimi dhe më pas vrasje e Jan Prengës më 17 janar në qytetin e Kamzës.

Zbardhen konkluzionet përfundimtare për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Besnik Cani, i cili doli para Kolegjit të Posaçëm i

Tetë kandidatët për Kreun e Byrosë Kombëtare të hetimit do ti nënshtrohet testit të Poligrafit ose makinës të së vërtetës.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor me anë të një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se me ndryshimet e ligji

“Ndërtim i 2 mijë shtëpive”, është premtimi i Emirateve të Bashkuara për Shqipërinë në seancën e dytë të Konferencës së Donatorëve.

Policia Bashkiake njofton të gjithë qytetarët se të dielën më 23.02.2020 do të zhvillohet aktiviteti “Një hap për Durrësin”, pranë sheshi

Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur në fushën e ndërtimit, Nystret Selmani. Selmani vuante prej pak kohesh nga një sëmundje e rëndë.

Sipas MeteoAlb, kushte e qëndrueshme të motit vijojnë në territorin shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pjesën më t

Përmes një postimi në rrjete sociale, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përsëritur për të disatën herë që nga nisja e punimeve për rikonstru