Për herë të parë të gjitha godinat do të pajisen me certifikatë energjie

22/05/2020 - 14:40

Agjencia për Efiçencën e Energjisë ka nisur krijimin e trupës së audituesve të energjisë, e cila do të ketë si detyrë auditimin dhe certifikimin e të gjitha godinave shtetërore apo private dhe pajisjen e tyre me certifikatë energjie. Për herë të parë në vendin tonë është zhvilluar sot testimi për audituesit e energjisë, një proces në të cilin kanë marrë pjesë 82 aplikantë të kualifikuar pas një vlerësimi paraprak.

Drejtori i Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, Evis Berberi në një prononcim për mediat, bëri të ditur detaje sa i takon testimit. Sipas tij, janë katër module dhe aplikantët për t’u kualifikuar duhet të përgjigjen saktë, minimalisht 50% të pyetjeve të secilit modul.

“Testimi konsiston në tre tipologji audituesi, që janë audituesi i ndërtesave, audituesi i proceseve dhe audituesi i ndërtesave dhe proceseve bashkë. Pra kemi tre lloj audituesish, që do të dalin në terren. Vetë provimi ka katër module, të cilët kanë nga 10 pyetje dhe çdo person i testuar duhet të marrë minimalisht 50% të këtyre pyetjeve për t’u kualifikuar si auditues”, sqaroi Berberi.

Ky është një proces mjaft i rëndësishëm, pasi pas certifikimit këta auditues do të dalin në terren dhe do të bëjnë auditimin e godinave. Sipas legjislacionit në fuqi çdo objekt, që do ndërtohet i ri duhet të jetë patjetër i pajisur me një certifikatë energjie paraprake dhe më vonë me një certifikatë përfundimtare. Po ashtu, çdo objekt, i cili shitet apo jepet me qira duhet të ketë patjetër certifikatën e klasit të energjisë.

“Kualifikimi i audituesve dhe certifikimi i tyre hap tregun e Efiçencës së Energjisë, i cili është një treg shumë i rëndësishëm në kuadër të vetë energjisë dhe reduktimit të konsumit të saj në territorin e Republikës së Shqipërisë. Është një proces, i cili nuk ndikon vetëm tek energjia, por ka të bëjë me banesat, industrinë dhe transportin. Është një agjenci e re, jemi në ristrukturim dhe me mbështetjen e madhe të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, po punojmë fort për të arritur qëllimin tonë që është eficenca dhe në këtë rast eficenca e agjencisë tonë”, nënvizoi Berberi.

Drejtori i Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, saktësoi se sipas studimeve Shqipëria ka nevojë për 300 deri në 400 auditues, por ky nuk është një numër i kufizuar, pasi mjafton që aplikanti të ketë përfunduar kursin pas universitar dhe më pas të marrë pikët e nevojshme në provim për t’u pajisur me certifikatë.  Berberi theksoi gjithashtu se pritet që Kuvendi të miratojë edhe aktet nënligjore, sa i takon kushteve minimale dhe metodologjisë, duke e vënë kështu Agjencinë në efiçencë të plotë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi!

6 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana bën një bilanc të punës së bërë përgjatë këtyre muajve të vështi

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka paralajmëruar autoshkollat që ushtrojnë aktivitetin e tyre se nëse nuk do t

Tërmeti i 26 nëntorit në Durrës shembi disa hotele dhe pallate, duke lënë pas një bilanc tragjik, 23 jetë të humbura.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu informon se në javën e parë të kthimit në normalitet të sistemit shënd

Opozita u angazhua sërish sot që të bëjë gjithçka sa i takon asaj për të përmbyllur reformën zgjedhore brenda datës 31 maj.

Më 29 maj mbyllet viti shkollor, një vit ky i pazakontë, i zhvilluar muajt e fundit online, për shkak të masave parandaluese për prekjen

Kur u bë e qartë se semestri i dytë i vitit akademik 2019-2020 do të devijonte nga përfundimi i tij normal dhe universitetet kaluan në më

Banorët e kompleksit “Jedas” në Durrës kanë protestuar para bashkisë së qytetit paraditen e sotme pasi kërkojnë sqarim lidhur me procedur

Ambasada amerikane në vendin tonë ka dalë sot me një deklaratë ku në fokus është reforma në drejtësi.