Protesta e sotme e organizuar nga opozita e bashkuar ka marrë vëmendjen e të gjithëve, e ndërsa disa nga fotot e shkrepura në atë 5 orësh tubimi, janë bërë më të shpërndarat në rrjet.

Një nga këto foto, e shkrepur nga “Reuters”, është pikërisht edhe kjo që shihni më poshtë, ku një i moshuar  hedh në drejtim të kryeministrisë një shufër hekuri.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë shpërndarë këtë foto, duke e komentuar negativisht, e një prej tyre ka qenë edhe aktori i njohur, Gentian Zenelaj.

Në një postim në Facebook, ai e ka shoqëruar me një reagim të ashpër, ku e cilëson këtë person si qenie të marrë, e ndërsa shkruan me tej se “Si ka mundësi që ndonjë qytetar apo një grup qytetarësh që ishin aty, nuk të rrahën me heshtën që mban në dorë”.

Postimi i plotë:

Për kë e ke???Kujt po ja hedh o qënie e marrë..Ramës?? Është ne Vlorë…Ministrave ??Janë në Vlorë duke i bërë fresk Ramës…Oligarkëve???..janë për drekë në ndonjë restorant..Kujt ja hedh???? Si ka mundësi që ndonjë qytetar apo një grup qytetarësh që ishin aty nuk të rrahën me heshtën që mban në dorë….