Hetim dosjeve për Gjirin e Lalëzit, Redjan Rraja tregon pse ishte në Durrës ditën kur u sulmua Ndoja

08/11/2019 - 16:27

Para atentatit, në Gjykatën e Apelit Durrës, është zhvilluar një proces që lidhet me tokat në Gjirin e Lalëzit, ku njëri nga palët është lidhje e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi. Seanca është mbajtur në datën 29 tetor dhe palë është prokuroria që ka apeluar vendimin ndaj Daniel Shandros, i shpallur i pafajshëm, dhe avokatit Arian Myderrizit, i dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim.

Procesi në datën 29 është shtyrë thonë burime të sigurta të Top Channel, pasi nuk ishte formuar trupa gjyqësore, ndërkohë që nga veprimet e grupit te hetimit edhe i njëjti proces ka dështuar sërisht edhe këtë të enjte pasi mungonin palët.

Por ky gjyq që po zvarritet prej një viti, ka në thelb çështjen për të cilën u përpoq edhe gjyqtari i vrarë Skerdilajd Konomi, madje në vendim përmendet edhe emri i të ndjerit, përmes dëshmisë së dëshmitares Flutura Kona, që kujton se Skerdilajdi ishte i interesuar për dokumentat pasi i shërbenin për gjykimin e themelit. Por prokurorët nuk japin detaje mbi këto indicie dhe dyshimet e tyre edhe për një proces tjetër civil në gjykatën e Durrësit dhe kush gjendej pas tyre, pasi ende janë duke mbledhur prova.

Ndërkohë i vetmi i arrestuar vazhdon te jetë Redjan Rraja, për te cilin avokati i tij do t’i drejtohet Apelit dhe do kërkojë lirimin e tij, me argumentin e mungesës së provave.

Redjan Rraja kundërshton pretendimet e prokurorisë dhe mohon të ketë lidhje me atentatin. I vetmi pohim i tij është se Rraja ka pranuar që atë ditë kishte qenë në Durrës, pasi sipas tij gjendej për të kolauduar makinën dhe se madje kishte pirë edhe kafe. Nga ana e tyre prokurorët e lidhin Rrajën me atentatin duke ju referuar gjurmëve papilare në automjet si edhe qelizave telefonike.

Nga ana tjetër prokurorët nuk e kanë pyetur ende të plagosurin tjetër Aleksandër Laho, por vazhdojnë të besojnë se në qendër të atentatit ishin edhe prokurori edhe Rrumi, ndërkohë që hetimet janë të fokusuara tek vepra e vrasjes për shkak të cilësive, e mbetur në tentativë ndaj këtyre të dyve, por që pasi shoferi ndërroi jetë do ndryshohet “duke shkaktuar vdekjen e Andi Malokut”. / TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nis shembja e një godine 2 katëshe në lagjen nr.14, në Durrës.

Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar pagesën e plotë të qirasë për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Në një kohë kur Durrësi po kalon një nga situatat e tij më të vështira, për shkak të problemit të strehimit të mijëra qytetarëve që tërme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Një lëkundje e fortë tërmeti është regjistruar në orët e para të mesnatës së kaluar, në Shqipëri, duke rikthyer panikun te qytetarët.

Këto ditë Drejtori i Institutit për Studime të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri Agron Tufa kërkoi azil politik në një vend

Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës bën të ditur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social face book se, më datë 6 dhjetor 2019, rekto

Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka folur sot për operacionet e kërkim-shpëtimit që janë bërë pas tërmetit të fuqishëm në 26 në

Për të gjithë ata persona që janë ende të paqartë në lidhje me kuptimin e ngjyrave të simboleve, që po iu vendosen godinave të banimit të