Hetimet për tërmetin, merren në pyetje 30 persona në Durrës

09/12/2019 - 14:30

Urdhri i prokurorit të përgjithshëm Olasian Çela po përshpejton hetimet që prokuroria e Durrësit po zhvillon në lidhje me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Pas fazës fillestare për sekuestrimin e dosjeve dhe lejeve të ndërtimit të lëshuara nga zyra e Urbanistikes në bashkinë e Durrësit, grupi hetimit ka kaluar në tjetër stad, atë të marrjes në pyetje të personave përgjegjës për ndërtimet e dëmtuara nga tërmeti.

Sipas grupit të hetimit, deri më tani janë marrë në pyetje mbi 30 persona, mes tyre inxhinier e arkitekt, deri tek individ që kanë dëmtuar themelet e objekteve duke i kthyer katet e para ne biznese.

Sakaq, janë marrë në pyetje edhe zyrtare të cilët kane leshuar firmë e vulë per objekte të ndryshme që rezultojnë se kane devijuar nga projekti fillestar.  Pjesa me e madhe e personave te thirrur për të dëshmuar kane lidhje me objektet qe shkaktuan viktima.

Një burim nga grupi hetimit i tha TV Ora se hetimet po ecin me ritme shume te shpejta dhe është vetëm çështje ditësh rezultati. “Hetimet po ecin mjaft mire dhe shume shpejt. Është çështje ditësh që personat përgjegjës te vihen para drejtësisë për gabimet e tyre me apo pa dashje”, vijon me tej burimi.

Sipas burimeve, plot 200 dosje të objekteve të ndryshme janë sekuestruar nga prokuroria që do shërbejnë për hetimin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ambasada shqiptare në Athinë njofton se do të shkurtojë periudhën e pajisjes me pasaportë për emigrantët shqiptarë në Greqi, ndryshe nga

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për pedagogun e Shkencave Humane në Korçë, Alket Dino, i cili akuzohet për mitmarrje

Bombula e gazit është bërë shkaktare për shkrumbimin e një apartamenti në lagjen nr.17, pranë stacionit të trenit në Durrës.

Gjatë kontrolleve të policisë rrugore në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në zonën e Saukut, janë evidentuar shoferë duke qarkulluar me shpejt

Ditën e sotme vendi jonë do të alternohet me kthjellime dhe vranësira gjatë paradites, duke sjellë herë pas herë shira të izoluar.

Votat për referendumin mbi shkurtimin e numrit e deputetëve dhe senatorëve kanë përfunduar për gati një javë, ku “Po”-ja fitoi bindshëm.

Covid-19 ishte shkak pse gazetari Erjon Skëndaj, mungoi për një kohë të gjatë në kronikat informative, apo lidhjet e drejtpërdrejta në Ne

Ambasadorët e BE në ditën Europiane të Gjuhëve i janë drejtuar me një mesazh qytetarëve të Shqipërisë për të respektuar masat ndaj COVID-

Pushteti vendor ka rritur ndjeshëm borxhet në pjesën e parë të vitit, ndikuar edhe nga situata e vështirë financiare e krijuar nga pandem