Hije dyshimi në tenderin e ri për Unazën, kriteret paracaktojnë fituesin

11/01/2019 - 17:17

Pas dështimit të kontratës mes bashkimit të kompanive ‘Biba X’ dhe ‘DH Albania’ për shkak të skandalit të falsifikimit të dokumenteve nga ana e firmës mëmë të ‘DH Albania’ ‘Dunwell Haberman’ Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rihapur në 13 Dhjetor garën për të njëjtin segment të unazës së madhe. Në shpalljen e parë, njësia e prokurimit publik kishte vendosur kritere ligjore që ishin haptazi në shkelje të ligjit.

Por ajo që bie ne sy edhe në rihapjen e garës së dytë, kriteret e vendosura nga prokurimet duket se percaktojnë që në fillim operatorin fitues dhe lënë hapësirë sërish për afera korruptive. News24 ka zbuluar dokumentin ku shihet  se një nga keto kritere është kerkesa për kapacitete e mjeteve dhe makinerive që operatorët duhet të disponojnë për të marr pjesë në këtë procedurë. Lidhur me këtë kërkesë rezulton se makineritë e kërkuara nuk janë në raport me zërat e punimeve që parashikohen të kryhen. Këtë e tregon qartë edhe kjo tabelë.

Në piken 13 per mjetet e punës kerkohet një autovinç me kapacitet mbi 450 ton. Por sipas subjekteve qëkerkojnë të marrin pjesë në garë në preventivin e punimeve tek zëri i punës thuhet se nga ana teknike për të terhequr trarë me gjatësi 34 metra linear që do të pëdoren për projektin do të mjaftonte një autovinç me një kapacitet deri në 210 ton. Këtu lindin edhe dyshimet e operatorëve për një garë sipas tyre jo transparente. Burime nga drejtoria e pergjithshme e transportit rrugor thonë per News24 se në vendin tonë një mjet i tonazhit me kapacitet 450 ton nuk gjendet.

Sipas po të njëjtave burime mjeti më i rëndë që ka hyrë në doganat shqiptare është vetëm 10 ton por që nuk dihet kapaciteti mbajtës i tij pasi dogana regjistron vetëm peshën e mjetit dhe jo kapacitetin. Ky kriter thonë operatorët jo vetëm veshtirëson pjesëmarrjen në garë por duket që në fillim se përcakton dhe fituesin e garës.

Kërkesa e prokurimeve për një mjet me kapacitet 450 ton duket absurde pasi sipas ekspertëve tërheqja e trarëve prej 34 metra linearësh që do të përdoren për lotin e parë të unazës së madhe mund të realizohet edhe me nje vinç me një kapacitet maksimumi deri në 210 ton. Atëherë lindin pyetjet se cila është arsyeja e kërkesës për vinça të tonazhit më të rëndë sesa nevoja për realizimin e vepave të artit në lotin e parë të Unazës së madhe nga pallati me shigjeta deri tek rrethrrotullimi i sheshit Shqiponja? Pse njësia e prokurimit vendos kritere diskriminuese te cilat demtojne konkurrencen dhe pengojne operatoret ekonomik te interesuar te marrin pjesën e garës?

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Klodian Vata denoncon në emisonin “Stop”, se është skualifikuar padrejtësisht nga gara për linjën Manëz-Durrës-Manëz, në të cilën operon

Klement Balili, personi më i kërkuar në Shqipëri, i cilësuar si Eskobari i Ballkanit ka folur ekskluzivisht për gazetarin investigativ, A

Rrahman Rrahja, deputet i Partisë Socialiste në qarkun Durrës, shënon në CV që ka mbaruar shkollën e mesme bujqësore në vitin 1980.

Në sesionin e jashtëzakonshëm të pasdites të Kuvendit u votuan ministrat e rinj, ndërkohë që opozita braktisi sallën.

Duke filluar nga dita e nesërme në të gjithë territorin do të kemi një ngritje të temperaturave.

Deri në 31 janar të këtij viti, mjekët e përgjithshëm dhe ata specialistë kanë të drejtë të aplikojnë për vend pune në qendrat shëndetëso

Pasditen e sotme janë riatdhesuar në vendin tonë 100 qytetarë shqiptarë nga Franca dhe Gjermani të cilët kishin kërkuar azil në vendet e

Këshilli studentor i universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, përmes një deklarate të publikuar online, mbështet ngujimin e një grupi

Ministria e Mbrojtjes, përmes Emergjencave Civile, iu është drejtuar më anë të një letre të hapur bashkive në 6 prefektura të vendit.

Të paktën 5 drejtorë të policisë së shtetit pritet të ndryshohen.