Histori/ Objektet antike tek sheshi i “Velierës” në Durrës u grabitën nga italianët në vitin 1941

21/05/2019 - 19:25

Dy foto që flasin shumë për zhurmën fiktive rreth punëve publike të bashkisë së Durrësit për ndërtimin e “Velierës”. Gjatë pushtimit fashist italian në Durrës janë kryer shumë punë publike, me financime të Romës, si për shembull në kodër-Vilë për ujësjellësin, në ish-kënetë, qendrën e qytetit, rrugë në ndryshme. Gjatë gërmimeve janë gjetur me qindra objekte antike, të cilat janë dërguar pastaj në Itali. 
Pa e zgjatur, përmend se në arkivin në LUCE-janë 20 fotografi xhirimesh që datohen, më 21 shtator 1941. Në sheshin para kullës veneciane dhe para portit autoritete politike dhe ushtarake fashiste të pushtimit vizitojnë një kantier. Këtu dolën shumë objekte antike. Ato u evakuuan dhe u ekspozuan po atë ditë, më 21 shtator 1941, në sheshin midis fabrikës së miellit “Tomori”, pas Çlirimit “1 Maji”, sot nuk ekziston, pallatit të sotëm të sportit dhe “Dovanës”.
Italianët lanë vetëm rrënojat e objekteve të pushtimit osman dhe mbuluan themelet të ish-pallatit të Vidit, i cili, deri në vitin 1912 ishte seli e mytesarifit (një lloj kryetari qarku) dhe burg. Sikurse dihet, konaku i Princit u shkatërrua në vitin 1918 nga bombardimet italiane.
Hamendjet e dy arkeologëve akademikë dhe të birit të një historiani të njohur (ky ka përligjur ndërtimet në ish-lulishten “1 Maj”, pas OK-it të njërit prej akademikëve) se tek sheshi i “Velierës” ka pasur objekte antike, nuk qëndron. Si personalitete të arkeologjisë ata duhet ta dinin faktin e gërmimeve italiane. Meqenëse njihem personalisht me dy akademikët, të cilët i vlerësoj, apo thjesht për arsye sentimentale, nuk mund të spekuloj për arsyet e shpërthimit të tyre në media.

Th.M.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga altnernime kthjellimesh dhe vranësirash.

Pas tërmetit që ra mbrëmjen e së dielës në orën 22:08 dhe alarmit të rremë që u përhap për një tërmet të fuqishëm pasardhës, çka bëri që

Një tërmet i rënë rreth orës 22:08 ka rikthyer edhe një herë frikën tek qytetarët.

Ministria e Mbrojtjes u bën apel të gjithë qytetarëve që të mos mashtrohen nga lajmi që po qarkullon në disa portale, të cilat shkruajnë

Pasojat që la tërmeti i një dite më parë në Durrës, janë të shumta në disa banesa e pallate.

Të tjera lëkundje të forta sizmike janë ndier në Durrës.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 22:08.

Dy çadrat e ngritura gjatë natës pranë stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, janë spostuar nga forcat e ushtrisë brenda fushës së futbollit.