Historia e vërtetë e Kastriotit, burrit që i kërkoi gruan kryeministrit Rama në Durrës, surpriza e Arbanës

18/01/2020 - 22:27

Personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” është Kastrioti i cili u bë i njohur nga të gjithë, pasi videoja e tij në Durrës me kryeministrin Rama u bë virale në rrjetet sociale.

Në video ishte Kastrioti i cili i tregonte kryeministrit se i kishin marrë bashkëshorten dhe e kishin dërguar në hotel, pas lëkundjeve të tërmetit, duke bërë kështu xhiron në internet ku shumë e shumë e komentuan dhe bënë humor me të.

Në studio u zbulua se Kastrioti kishte probleme në komunikim të cilat vinin si pasojë e çregullimeve neurologjike dhe se ishte martuar me bashkëshorten e tij, Dranden me mblesëri. Në jetë ata kishin sjellë dy fëmijë, por djali i dytë kishte lindur me çrregullime të spektrit autik.

Për shkak të problemeve sociale dhe ekonomike familja Gjonaj kishin ndryshuar vendbanimin disa herë. Prej disa vitesh ata banonin në një shtëpi me qira në qytetin e Durrësit, e cila nga tërmeti i 26 nëntorit ishte shpallur e pabanueshme. Në këto kushte Drandja kishte marrë fëmijët dhe ishte strehuar në një hotel, pasi djali i dytë kishte nevojë për përkujdesje.

Kastrioti i është drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar Drandes që të kthehen sërish sëbashku, pasi sipas tij nuk mund të jetonin në hotel sepse e kishte të vështirë që të përshtatej. Por Drande u shpreh se nuk kishin mundësi ekonomike që të përballonin një shtëpi me qira dhe se hoteli ishte zgjidhja e vetme për ta.

Gjithashtu gjatë programit, autorja dhe moderatorja Arbana Osmani zbuloi surprizën që kishte rezervuar për ta, duke i dhuruar një kontratë qiraje të një shtëpie të re të mundësuar nga të ardhurat e grumbulluara nga shitja librit të saj “Receta për 5 minuta”. /TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-ministri i PS-së dhe ish-deputeti i kësaj partie në Shkodër në vitet 1982 - 1991, Ahmet Osja është ndarë nga jeta në moshën 80- vjeça

Ambasada shqiptare në Itali ka reaguar në lidhje me shpërthimin e Coronavirusit.

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë nismës së ndërmarrë nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ka ftuar qytetarët që të bashk

Policia e Shtetit arrestoi ditë më parë disa persona, të cilët akuzohen se kanë organizuar lojëra fati në mënyrë të paligjshme.

Në një reagim për mediat, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin informacionet e rreme që në këto momente p

Një person në Shkodër i cili ishte arrestuar pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur ka tentuar që të largohet edhe nga komisariati

Paraditen e sotme në sheshin “Liria” të qytetit është zhvilluar aktiviteti “Një hap për Durrësin”. 

Naftëtarëve të Ballshit, të ciltë mbajtën sot një marshim në rrugët e qytetit lidhur me mungesën e rrogave të tyre, i janë bashkuar edhe

Gjykata e Tiranës pritet të japë sot masat e sigurisë për 33 nga 115 të arrestuarit në kuadër të operacionit "Fati i lojrave". 24 të tjer