Studentët e universitetit të Durrësit, ashtu siç paralajmëruan një ditë më parë, kanë nisur këtë të enjte protestën kundër vendimit të qeverisë, që i detyron ata të paguajnë për provimet e bartura, duke iu bashkuar kështu bojkotit të mësimit dhe protestës së studentëve të Tiranës.

Me banderola nëpër duar “Arsim, jo Biznes”, “Përmirësim i kushteve të universiteteve”“Mos na i shkatërroni ëndrrat”, “Një protestë sot, për një studim të sigurt nesër”, studentët e Durrësit paralajmërojnë qeverinë: “I bëjmë thirrje qeverisë të ulë tarifat, sepse historia mund të përsëritet”.

Studentët njëzëri kërkojnë:

Pergjysmimin e Tarifave te Universiteteve, heqjen e tarifave shtese dhe anullimin e VKM per provimet perseritese, permiresimin e kushteve dhe infrastruktures se universiteteve si dhe permiresimin e kushteve neper konvikte.

JO favorizim te universiteteve private per perfitime personale. Edi Rama sapo i poshteroi serisht te rinjte duke i cilesuar ngelesa. Rinia nuk eshte ngelese por eshte nje rini qe perpiqet me mish e me shpirt per te mesuar e studiduar, eshte nje rini qe merr para borxh per te paguar tarifat e rritura te Edi Rames.

Ngeles eshte nje dhe vetem nje, Edi Rama i cili po fut cdo dite e me shume doren ne xhepin e te rinjve e cdo qytetari te ketij vendi.

Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre. Ata i kanë lënë afat Ministrisë së Arsimit deri në orën 16:00 të ditës së sotme që të kthejë përgjigje për kërkesat e tyre.