Deklarata e historianes shqiptare Elena Kocaqi se në Greqi nuk ka grekë, por janë arvanitas të greqizuar si dhe raca të tjera, nuk ka kaluar pa u pasqyruar nga mediat e shtetit fqinj.

Thuajse të gjitha televizionet, mediat online në greqi kanë transmetuar deklaratat e Kocaqit në emisionin “360Gradë”.

Historiania më parë ka deklaruar se edhe kryeministri grek Aleksis Tsipras është me origjinë çame.