Historiku i vendimeve skandaloze të gjyqtares që liroi Endrit Doklen

14/01/2020 - 18:38

Vendimi për të liruar ish-kapon e njërës nga bandave famëkeqe të Durrësit, Endrit Dokle, ka firmën e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Duke u kthyer pas në kohë shohim se ky nuk është vendimi i parë që ajo ka marrë në favor të personave me precedentë penalë dhe që konsiderohen të rrezikshëm.

Enkelejda Hoxha ka liruar nga burgu Ilir Pajën një vit para se atij t’i përfundonte dënimi. Ai ka qenë i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet italiane dhe gjermane dhe për këtë njihet me nofkën “UFO”. Në vitin 2008, Paja tentoi të ekzekutonte efektivin e policisë që shkoi ta arrestonte pranë farmacisë 10 në Tiranë.

KLD kërkoi verifikim për lirimin e tij. Ministri i Drejtësisë në atë kohë, Nasip Naço kërkoi shkarkimin e saj por në një mbledhje me dyer të mbyllura kërkesa u ndryshua dhe ndaj saj u mor thjesht një masë paralajmëruese.

Një tjetër vrasës i liruar nga gjyqtarja Hoxha është dhe Genc Tafili. Ky i fundit vrau në vitin 2000 kreun e policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari. Për këtë ai u dënua me 25 vite burg por u lirua vetëm pas 17 vitesh. Lirimi i tij u konsiderua i paligjshëm pasi ligji e parashikon që nga lirimi me kusht nuk mund të përfitojnë personat e dënuar për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, vepër për të cilën ishte dënuar dhe Tafili.

Sërish për gjyqtaren u kërkua verifikimi dhe shkarkimi. Presidenti Ilir Meta urdhëroi Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të verifikonte rastin ndërsa Ministrja Etilda Gjonaj kërkoi shkarkimin e gjyqtares. Megjithatë ajo shpëtoi sërish me një masë disiplinore.

Një rast i njohur ku është përfshirë gjyqtarja Enkelejda Hoxha është dhe ai i Rexhep Rrajës. Ajo fillimisht firmosi arrestimin e tij. Më vonë Rraja u lirua.

Por ai që mund të konsiderohet vendimi më skandaloz i kësaj gjyqtareje është ai i 3 nëntorit të 2017. Kësaj here gjyqtarja e rrethit gjyqësor të Krujës nëpërmjet një vendimi, vendosi njohjen e vjetërsisë në punë të Marjana Prenucas, një qytetareje, duke i njohur vitet e punës që në moshën 5-vjeçare. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

KLP ka miratuar sot projektaktet për delegimin e 5 prokurorëve si drejtues të Prokurorive në rrethe.

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për ish-deputetin socialist dhe ish-drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko duke mos kaluar dosjen në nga

Prej orëve të para të mëngjesit, forcat RENEA kanë ndërmarrë një operacion në zonën e Shijakut.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i ka propozuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë dy emra konkret prokurorësh për t'u emë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka mbledhur sot Task-Forcën e institucioneve të shëndetësisë dhe eksp

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar paraditen e kësaj të hëne në Presidencë.

Të dhënat shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës tregojnë se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 ishte ndjerë  IX ballë në Ha

Java do të nisë me mot të vranët dhe reshje shiu, duke mos sjellë asnjë përmirësim nga fundjava.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Berat, ku dy foshnja binjakë vetëm 5 muaj kanë ndërruar jetë. Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar