Homazhe për 4 viktimat e 21 Janarit! Marshim në heshtje e kurora me lule

21/01/2020 - 12:02

Sot shënohen 9 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe ashtu si në çdo përvjetor, familjarë, të afërm të viktimave kanë bërë homazhe në vendin ku ata ndërruan jetë.

Teksa marshonin në heshtje, familjarët vendosën kurora me lule pikërisht në vendin ku u qëlluan Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj, Aleks Nika, ndërkohë që në ceremoni morën pjesë edhe pjesëtarë të kabinetit qeveritar "Rama".

Ndonëse kryeministri Edi Rama mungoi në ceremoni, pasi ndodhet për një vizitë zyrtare në Ukrainë, në homazhe morën pjesë zëvendëskryeministri Erion Braçe, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, si dhe deputetë socialistë.

Katër viktimat morën statusin e "Dëshmorit të Atdheut". Menjëherë pas vrasjeve, socialistët e vlerësuan ngjarjen si krim shtetëror, ku akuzuan kryeministrin e kohës Sali Berisha si përgjegjësin kryesor. Ndërkohë që Gjykata e Tiranës, dënoi ish-komandantin e Gardës Andrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo për ngjarjen.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Analiza për të vërtetuar nëse kryebashkiaku i Bulqizës, Lefeter Alla kishte konsumuar kokainë apo jo, ka rezultuar negative.

Gjykata ka vendosur "arrest me burg" për biznesmenin nga Durrësi Besnik Leka, i cili u arrestua në aeroportin e Rinasit pasi iu gjet një

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka urdhëruar sot lëvizjen e disa shefave të komisariateve të rëndësishme në Shq

Prokuroria e Tiranës nis kryesisht hetimet për abuzimet me çmimet për produktet që shërbejnë për parandalimin e simptomave të gripit.

Mbi 25 tonë mbetje të paligjshme janë sekuestruar në Portin e Ankonas në Itali.

Dhoma e Tregtisë Lezhë ka reaguar pas arrestimit nga policia me urdhër të Prokurorisë, të kryetarit Pashk Palokaj.

Në përfundim të mbledhjes së Task-Forcës, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me korona

Edhe gjatë paradites së sotme në vendin tonë do të mbizotërojë një mot i kthjellët.

Kontrollorët e trafikut ajror në Itali do të zhvillojnë një grevë 24 orëshe sot (e martë), e si pasojë priten anulime apo vonesa të flutu

Shkolla “Udha e Shkronjave” ka anuluar vendimin e saj për pezullimin e mësimit pasi Ministria e Arsimit njoftoi se do t’i hiqte licencën.