Ministria e Shëndetësisë raporton se një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë, duke e çuar në 29 bilancin total të viktimave.

Personi që ndërroi jetë është arkitekti i njohur durrsak, Hajdar Kovaçi.

74-vjeçari nga Durrësi, ndodhej prej 24 ditësh i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe gjendja e rënduar shëndetësore ia bëri të pamundur fitimin e betejës me virusin vdekjeprurës.