Një person i moshuar me probleme shëndetësore ka humbur sot në Durrës, teksa familjarët e tij kërkojnë ndihmën e qytetarëve, që në rast se e shohin të kontaktojnë policinë ose familjen.

Bëhet fjalë për shtetasin Demir Uliu, i cili vuan nga sëmundja e Alzheimerit. Ai ka ikur nga shtëpia mëngjesin e sotëm dhe nuk po gjendet.

Është vajza e tij që ka kontaktuar në redaksinë e “DurrësLajm” për të kërkuar ndihmë:

“Durrsakë të dashur kemi nevojë për ndihmën tuaj

Ju lutemi të gjithëve në qoftë se e shikoni diku lajmëroni në Polici ose në numrat 0682364826 dhe 0683159476.

Babi jon është me Alzheimer. Faleminderit juve të gjithëve, ju lutem shpërndajeni këtë lajm. 

Adresa jonë është në Spitallë, aty e njohin familjen tonë të gjithë”.