Në lidhje me njoftimin e dhënë ditën e sotme mbi plagosjen e një shtetasi me mjet prerës, policia e Durrësit bën të ditur se shtetasi Anxhelo Gj. 16 vjeç, nxënës i shkollës së mesme ka ndërruar jetë në spital.

Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi D.L. 17 vjeç është arrestuar  nga ana e Specialistëve për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur.

Mësohet se dy adoleshentë që janë fqinjë me njeri-tjetrin, janë zënë për motive të dobëta dhe sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës nga ana e 17-vjeçarit D.L. Dy adoleshentët janë zënë në Spitallë, pranë shtëpive respektive.

Viktima Anxhelo Gj. u shoqërua me urgjencë në spital, por duket se plagët e shkaktuara nga thika kanë qenë të rënda duke i marrë dhe jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe"Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar në nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal.