Humb jetën nga Covid-19 efektivi i policisë kufitare

16/10/2020 - 21:03

Humb jetën nga Covid-19 efektivi i policisë së kufirit në Shkodër Hydajet Nehani.

Efektivi i policisë ka ndërruar jetë në Turqi ku ka qenë i shtruar që prej 1 tetorit.

Nehani po trajtohej në një prej dy spitaleve Covid-19 në Tiranë, por gjendja e tij është përkeqësuar, duke bërë që të afërmit e tij të mbledhin të ardhura për ta dërguar në Stamboll.

Tashmë pritet që trupi i Nehanit të vijë drejt vendlindjes për të kryer dhe ritet mortore. Nehani është efektivi i parë i policisë së Shkodrës që ndërron jetë. Gjatë orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se kanë ndërruar jetë katër pacientë të tjerë në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë, raste të reja me Covid-19, u shënuan 289. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot (27.10.2020), Prefekti i Qarkut Durrës Roland Nasto zhvilloi një takim pune me anëtarët e Task-Forcës për monitorimin, kontrollin, in

7 mësues të shkollës 9 vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës z.Roland Nasto njëkohësisht dhe Kryetari i Komitetit Rajonal Antitrafik u zhvillua sot një tak

Pavarësisht se kishte dhënë dorëheqjen si gjyqtar, KLGJ ka vendosur sot shkarkimin e Shkëlqim Mirit, gjyqtari i dënuar për korrupsion.

Floresha Rasha, edhe pse pas shtatë vitesh lufte në Siri, preku sot tokën shqiptare, është përballur me refuzimin e familjes së saj.

Muharrem Xhepexhiu, mjeku nga Lushnja ka ndërruar jetën ditën e sotme për shkak të koronavirusit.

Administratorja e kompanisë “Albtek-Energy” shpk, Stela Gugallja, e cila zotëron inceneratorin e Elbasanit, i përgjigjet akuzave të kreut

Në 24 orët e fundit, në Durrës janë regjistruar 26 raste të reja me Covid-19.

Ditën e premte, më datë 30 tetor, Këshilli Bashkiak i Durrësit do të zhvillojë mbledhjen e radhës, me mjete të komunikimit elektronik.

Shtatë persona kanë humbur jetën nga kronavirusi sot në vend, duke shënuar numrin më të lartë të vdekjeve në 24 orë që nga fillimi i pand