Një person humb ndjenjat para Ministrisë së Brendshme. Atij po i jepet ndihma e parë nga deputeti i PD-së Bardh Spahia, që është mjek në profesion.

Ngjarja ka ndodhur në rreshtin e parë ku protestuesit po konfrontohen me kordonin e policisë që rrethojnë ministrinë e Brendshme.

Fatmirësisht, protestuesi është ndjerë mirë vetëm pak çaste më vonë, ndërkohë që ka ardhur edhe ambulanca për ta shoqëruar drejt spitalit.