Vdekja në mënyrë tragjike e 69-vjeçarit Xhemil Pisku dhe nuses së tij Edlira Pisku mëngjesin e sotëm, ka hidhëruar jo vetëm familjarët por edhe të afërmit dhe fqinjët e tyre.

Mes lotëve fqinjët thonë fjalët më të mira për 69-vjeçarin dhe familjen e tij teksa tregojnë se ai ishte nisur për në Berat.

"Burrë më i lartë në zonën e Golemit. Po shkonin në Berat me nusen e djalit. Ka fejuar djalin dhe po çonte nusen. Jemi komshinj po shumë të afërt. Kemi 20 vjet bashkë në Golem, në qendër. Familje e nderuar, edhe nuse, edhe çunat", thonë ata.

Ndërsa tregojnë se mungesa e një mbikalimi përbën një problem madhor çka iu rrezikon jetën çdo ditë banorëve të zonës. "Mbikalimi është shumë problem."