Në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta të bashkëshortit, Ekelejda Alizoti ka shprehur përmes një postimi të ndjerë dhimbjen për ndarjen e parakohshme.

Ndërsa nënvizon se vlerësimin dhe vëmendjen që burri i saj, Genc Alizoti i kushtonte çdo ditë të jetesës së tyre të përbashkët, jo shprehet se mungesa e tij është e pazëvendësueshme për të dhe për djalin, Jurgenin.

“Ne ende kemi nevojë për Ty. Mbrona që nga Lart ëngjelli ynë!” – e mbyll postimin e saj Ekelejda Alizoti.

Postimi i plotë:

Iku edhe një vit tjetër pa Ty .
Nuk e besoj dot që tashmë u bënë tre vite që zëri Yt i fortë por i ëmbël e i ngrohtë nuk dëgjohet më nëpër shtëpi.
Nuk e di se kur do të mësohem me mungesën Tënde.
Të rralla mund të jenë gratë shqipëtare që kanë përjetuar vlerësim e vëmëndje nga bashkëshorti aq sa Ti më ke dhuruar mua.
Komplimentet dhe përkujdesjet e Tua ndaj meje dhe pse ndodhnin thuajse çdo ditë, ishin aq të rafinuara e aq detajiste sa kurrë nuk e humbën magjinë.
Mirësi si e Jotja i duhej Zotit lart ne qiell ndaj nxitoi për të të marë atje pranë vetes në Parajsë.
Më mungon shumë gjysma ime më e mirë.
Unë dhe Jürgen do të të kujtojmë sa të kemi frymë e do të lutemi që shpirti Yt të prehet në paqe .
Ne ende kemi nevojë për Ty.
Mbrona që nga Lart ëngjelli ynë !