Pedagogu i Universitetit Politeknik, Klement Qerimi ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.

Pas intubimit në spitalin Covid, 47-vjeçari është ndarë nga jeta. Qerimi ishte profesor inxhinierie në Universitetin Politeknik. Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit, miqtë dhe nxënësit e tij në rrjetet sociale. Të shumta janë mesazhet prekëse për ndarjen e parakohshme nga jeta të profesorit.

Kujtojmë se Klement Qerimi doli në media pas tërmetit të 26 nëntorit, ku fatkeqësisht përveç shkatërrimit të banesës, humbi edhe shikimin.