Kreu i njësisë administrative Sukth, Rrapo Osmani përmes një statusi në rrjete sociale, ka shprehur gjithë dhimbjen e tij për humbjen e djalit të tij 16-vjeçar, Flavios.

I riu u aksidentua mbrëmjen e së shtunës në një aksident në Sukth dhe më pas humbi jetën në spital, disa orë më vonë.

“A ka dhimbje me te madhe per nje baba te shikoj femijen e tij ne nje kuti te mbyllur, ne nje kuti e cila mbyllet e nuk hapet me. Ah o zemra babit tend, do behemi te forte per mamin dhe vellezerit e tu. Zemra me qan kur permendet emri jot o biri im, por babi jot do ta bej zemren gure qe shpirti jot mos te vuaj me, te prehet i qete. Babi jot kishte 4 drita syve, 4 djem, zemra ime ishte e ndare ne 4 pjese, po tani jane 3 pjese o shpirt i babit tend, por pjesen tende do ta mbushim me kujtimet qe kemi me ty! Nuk kam fjale ta pershkruaj ate qe kam perbrenda, por Zoti na dhente durim”,– shkruan Rrapo Osmani.

Njëkohësisht ai falenderon të gjithë ata që ju gjendën pranë tij dhe familjes së tij dhe u dhanë kurajo në këto ditë të vështira.

A ka dhimbje me te madhe per nje baba te shikoj femijen e tij ne nje kuti te mbyllur , ne nje kuti e cila mbyllet e nuk…

Posted by Rrapo Osmani on Tuesday, March 2, 2021