Humbin jetën dy qytetarë në Spitalin Infektiv, në 24 orët e fundit, të prekur me Covid-19.

Sipas Ministrisë, viktimat janë një 78-vjeçare nga Tirana e transferuar nga një spital jo publik dhe një 83-vjeçar nga Durrësi.

“Në 24 orët e fundit, referuar shërbimit infektiv, një paciente 78-vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë trajtimin intensiv në reanimacion dhe një pacient 83-vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, tha Eugena Tomini.

Në total numri i viktimave në vend ka shkuar në 58: (Qarku Tiranë 32, Durrës 10, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 7, Kukës 1, Elbasan 1).